Euroliga, Milan ‘shkatërron’ Barcelonën

anazapta

Barcelona pësoi humbjen e parë në fazën Top 16 të Euroligës në basketboll për meshkuj. Kjo humbje ndodhi në Itali, në fushën e Milanos

Barcelona u thye keq në Milano, nga ekipi tradicional italian, por prej kohësh larg trofeve. Emporio Armani, siç njihen tani për shkak të sponsorit, dominoi nga asaj që ishte dhe mbetet, statistikisht, skuadra më e mirë e Euroligës. Shifrat flasin vetë, 91-63, pra 28 pikë diferencë.

Katalanasit patën një “fikje dritash” në periodën e tretë, kur mbetën 7 minuta pa shënuar asnjë pikë. Për vendasit u dalluan Alesandro Xhentile, shënuesi më i mirë me 24 pikë, por dhe me 7 topa në tabela dhe 6 asistë. Veçse, tepër të rëndësishëm ishin Deniel Heket dhe Samardo Samuels. Ky i fundit ndaloi qendrën e rëndësishme kroate, Ante Tomiç. Barça vuajti edhe nga mungesa e lojtarit kryesor, Huan Karlos Navarro.

Sot dhe nesër janë ndeshjet e tjera, ndërsa Milano e Barcelona e kishin siguruar që më parë kualifikimin për në çerekfinale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *