Rrjeti i supermarketeve Euromax në Shqipëri blihet nga një kompani greke. Marinopulos, kompania që ka në zotërim supermarketin Carrefour në Shqipëri, ka deklaruar sot se ka blerë edhe rrjetin Euromax. Familja greke njoftoi se e ka blerë rrjetin nga kompania shqiptare Balfin Group, në pronësi të biznesmenit Samir Mane. “Kjo marrëveshje përmirëson praninë e Marinopulos në Shqipëri dhe është pjesë e strategjisë së zgjerimit në tregun ballkanik”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.
Rrjeti Euromax ka 23 supermarkete, 17 prej të cilëve në Tiranë. Euromax ka qenë më parë në pronësi të kompanisë serbe Delta, më kaloi pas në duart e belgëve të Delhaize, ndërsa tashmë do të administrohet nga kompania greke.
Marinopulos pret një xhiro prej 40 milionë euro në dyqanet e saj në Shqipëri. Në Ballkan, kompania ka 860 dyqane, 800 në Greqi, 16 në Qipro, 24 në Shqipëri, 17 në Bullgari dhe një në Shkup.
