“Shqipëria është në prag të një kolapsi institucional”. Kështu e nis artikullin për vendin tonë rrjeti Euronews.
“Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas çarjes që është krijuar mes qeverisë së udhëhequr nga socialistët, kryesuar nga Edi Rama dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha”, thuhet në artikull.
Referuar protestës së opozitës, artikulli thotë se “mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit. Disa protestues tundnin flamuj amerikanë, europianë dhe gjermanë. Për kryeministrin, objektivi kryesor i opozitës është të ndalojë përpjekjet e vendit për të filluar negociatat e plota të pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve me një dekret, për shkak të rrezikut të pjesëmarrjes së ulët.”
Më tej në shkrim thuhet se “Ndërkohë socialistët akuzohen nga opozita për bashkëpunim me krimin e organizuar, ndërsa për t’i bërë gjërat edhe më keq, Basha është nën hetim për përdorimin e papërshtatshëm të burimeve financiare nga Shtetet e Bashkuara”.
Nga ana tjetër Presidenti Meta përsëriti se “nuk është koha për të bërë teste forcë, as për retorikën që ndan. Ne kemi nevojë për dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë së lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian, si një objektiv shtetas i të gjithë shqiptarëve “. Duke theksuar domosdoshmërinë e dialogut, Presidenti i Republikës tha se ishte i gatshëm “të kontribuojë në një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur”. Megjithatë, shumica e qendrës së majtë beson se kreu i shtetit është vendosur me opozitën”, mbyllet artikulli i Euronews.
b.b/dita

KOLONIA SHQIPERI ne SKENAR te RI.
Si mendon per keq apo per mire skenari i ri ? Po moren denimin e merituar kasta politike e korruptuar do tua quaja per nder skenaristeve.
Ky ska asnje mendim Lori. Ketij si rruhet fare as per te majtet as per te djathetet dhe as per shqiptaret. Ky ka hallin e politikes neo osmane te tjetersimit te prirjes europiane te shqiptareve. Eshte thjesht nje turkoshak anadollak dum babist.
Gonxhe Bojaxhi sa qe gjalle u mbulua me flamur IZREALIT. Kur ndori jet e mbuluan me flamur INDIAN.
Njerezia nuk duhet te ndahet ne te majte dhe te djathte, por ne ata qe bejn mire dhe ata qe bejn keq, ne te mire dhe te kqinj.
Pse keshtu duan turkoshaket anadollake?
Krejt e KUNDERTA. Keta qe i kane INSTALUAR realizojn SKENARE me keta per te ZEZ te gjithe shqiptareve.
Duhet te pranojm realitetin se jemi KOLONI.
Se pari duhet bojkotuar sistemi KOLONIAL dhe me pas duhet SULMUAR SISTAMI KOLONIAL.Ku e cojn keta pasurin e grabitur, ku i cojn femijet, e e futin koken ne se i rrezikohet? Ne Rusi? Jo. Ne Turqi? Jo. Ne Serbi? Jo….
Me mire koloni e perendimit qe na mbron se sa e Turqise, Rusise apo Serbise qe kerkon te na fshije nga faqja e dheut dhe te na asimilojne.
Egzistencen si shtet ja dedikojme veten Austro hungarise dhe Amerikes.
Shqiptaret nuk kane per tu ndare dhe asimiluar mbi baza fetare sic keroni ju turkoshaket.
Perandoria osmane ka vdekur para 100 vjetesh ne viset e Arberoro epiroteve dhe nuk e ngjallni dot me ju fantazmat e mesjetes. Ik ruani Erdoganin se po e con Turqine drejt shperberjes dhe mos u merni me punet e shqiptareve europiane.
Sado probleme te kete Europa me se veti dhe ne si shqiptare nuk kemi per te rene me kurre ne dore te mongoleve azjatike.
Po keta te EURONEWS perse BOJKOTOJN POPULLIN FRANCEZ?
MOS E PERDORNI SI LETER HIGJENIKE
SEPSE MUNDET T’JU GERVISHE B…EN !
Roli qe merr persiper Euronews-i eshte destabilizues per vendin tone dhe teper keqdashes . Jo pa qellim , ata nenvizojne ne menyre te njeaneshme vetem njerin krah , pretendimet e opozites dhe mijra e miliona protestues kunder qeverise , kurse mazhorances i kane “vulosur” gojen . Bile edhe per akuzat qe i behen L.Bashes , ne SHBA dhe ketu , kalohet krejt tangent , duke lene te kuptohet , se qeveria i ben ato si presion , per ti mbyllur gojen opozites ! Ja pra se nga ushqehen bishat e pyllit qe duan ta bejne vendin Kandahar ! Euro-news – i nuk e sheh fare te arsyeshme as qe ta permendij reformen ne drejtesi , as dhunen me molotove te nazisikineve te detashmentit “Hajdari” , dhe kerkesat ultimative per te marre pushtetin me dhune , sepse simbas tyre , jane “vogelsira” te pa rendedsishme , ndersa Presidenti paska qene fat per Shqiperine , qe duhet klonuar ne disa ekzemplare dhe te sheprndahet neper Europe ! Ja pra , kjo eshte Europa qe ne digjemi nga deshira per tu bere pjese e saj ! ! ! Dhe pyesim veten , perse e kthyem Shqiperine , si ne vitin 1912 ? ? ? ! ! !
Me shume se sa opozita jone , me tritol e bomba molotov cdo dite , ky njoftim i sjell nje kenaqesi te vecante stafit te kesaj gazete , qe e kemi konsideruar si me te miren e ngjithe gazetave ne gjuhen tone , qe mezi presin lajme te tilla ! Dhe , sikur te mos ishte mjaft me kaq , vervitin ne ajer tullumbace me me ere te qelbet , duke ulerirre se ne Shqiperi media eshte gjysme e lire , sepse shtypet nga qeveria , kur ne te vertete edhe kjo gazete , qe mezi prisnim sa te dilte numuri i ri , u kthye si “55”-a dhe vetem mbjell konfuzion e pesimizem !
Jam plotesisht dakort me ty zoteri. Kthimi i Dites nga fryn era eshte per shkak se era qe u fryn velat vjen drejt per drejte nga presidenca. A ke vene me re ndonje artikull a lajm qe te demaskoje trazuesin e ujrave, Like Floririn, apo kucedren e tij, Cizmen Kaptinmadhe. Ua ka gjet fijet qerratai presidences dhe ua mbush xhepat me qetesi dhe dashuri. Edhe artikulli mesiperm nga ndonje gazetar ne paradhomen e zyres se Likes duket sikur eshte bere, njerit i bie me pellembe, tjetrit me kamzhik, ndersa presidenti paraqitet si i perveluari i paqes. Dita ka kohe qe po fle me mullixhine per inat te vjehrres. Meqe ra llafi edhe artikuj nga Viktor Malaj apo Bedri Islami sikur kane humbur sefundmi se helbete nuk jane fort ne shina me Thanon qe rri rri e shkruan ndonje editoriale me inatin e atij qe i shkarkuan kunatin drejtor policie te Tiranes, apo editoriale inatcoresh te tipit F. Tarifa, diplomate e akademike te vetshpallur. Dhe si gjithmone, nese ndokush rrudh buzet nga komenti, cti permbaje lista e dasmave.
Te gjithe po perdoreni pa kufij. Po ju bejne lolo me politike dhe lojera pozite e opozite. Duhet te kuptoni se ata jane te gjithe pjestare te nje bande, me skenare te prapergatitur nga jashte Shqiperise, te cilat i mdjekin me zell e perpikmeri, se ju eshte garantuar e ardhmja ekonomike, packa se tek tuk mund te bejne edhe sikur do ti nxjerrin para drejtesise. Para drejtesise edhe mund ti nxjerrin per nje vit apo dy, por nuk do tu prekin asnje kacidhe nga parate e pronat grabitura. Kjo eshte kontrata qe ata kane bere me padronet e lojes se tyre.
Lul Basha, Edi Rama, Sali Berisha, Erion Veliaj, Ilir Meta dhe e gjithe shpurra e palacove te cirkut qe i ndjek nga mbrapa, jane te gjithe pjese e kesaj loje.
Zgjohuni dhe i injoroni. Mos u beni pjese e lojes se tyre. Lerini ta luajne vete pa asnje perkrahje dhe mbeshtetje. Ata kane nevoje ne teatrin e tyre per spektatore qe te justifikojne shfaqjen. Mos ju a jepni kete luks, dhe ata do te shkermoqen, sepse padroneve tyre nuk kane se c’fare ju duhen me, neqoftese teatri nu ka spektatore.
INJOROINI, INJOROINI dhe mos u beni pjese me te keqen. Nuk eshte problemi juaj, por problemi i tyre qe mbijetojne e pasurohen mbi manipulimin, te keqen dhe genjeshtren. Ata jane te gjithe nje parti dhe per nje qellim, pavaresisht se c’fare thone e bejne.