Rikthimi i Europa League me ndeshjet e para të raundit të 16-sheve (1/8-at) nuk ka kaluar pa surpriza. Mbi të gjitha spikat humbja minimale e Tottenham në Belgjikë me Gentin, ku Perbet rezultoi autor i golit vendimtar.
Ndërkohë nuk gabon Lioni, i cili ka mposhtur 4-1 AZ Alkmaarin në Holandë, me dygolësh të Lacazette dhe gola nga Toussard e Ferri.
Fitore në transfertë edhe për Shakhtar Donetsk, 1-0 me Celta Vigon në Spanjë me autor goli Leschuk, si dhe Copenhagenin në Bullgari, 2-1 ndaj Ludogorets. Një paraqitje të mirë kanë bërë edhe skuadrat ruse, me Rostovin që mposhti 4-0 Spartën e Pragës dhe Krasnodarin 1-0 Fenerbahçen.
Ndërkohë, një mision i përmbushur duket kualifikimi për Fiorentinën, që triumfi me gol të Bernardeschit në transfertën gjermane ndaj M’gladbach.
Në barazim kanë përfunduar ndeshjet Olympiacos-Osmanlispor, 0-0, dhe Astra Giurgiu-Genk, 2-2.
