Europa League, sot luhet finalja londineze Arsenal-Chelsea

J L
The UEFA Europa League football cup is displayed prior to the draw for the round of 32 of the UEFA Europa League football tournament at the UEFA headquarters in Nyon on December 17, 2018. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Baku të Azerbajxhanit do të luhet finalja e Europa League.

Dy klubet londineze, Arsenal dhe Chelsea do të jenë ato që do të vihen përballë njëra-tjetrës për të diskutuar këtë trofe, fitorja e të cilit garanton edhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League.

Këtë finale e kanë rrethuar prej ditësh polemikat e shumta dhe pakënaqësitë e tifozëve anglezë, për shkak të numrit të pakët të biletave që kishin në dispozicion, pa përmendur këtu edhe kostot e udhëtimit drejt kryeqytetit azer.

Ndërkohë, skuadrat kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore, me trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri që është shfaqur nervoz, pasi nuk iu lejua praktikimi i goditjeve standarde.

Chelsea do t’ia besojë frerët e lojës Eden Hazardit, që me shumë mundësi luan ndeshjen e fundit me fanellën e “bluve” të Londrës, për të tentuar një tjetër triumf në Europa League pas atij të vitit 2013, me trajnerin Sarri.

Në krahun tjetër është Arsenali, që pas largimit të francezit Wenger pati periudhën e ndryshimeve me trajnerin e ri Unai Emery. Spanjolli konsiderohet si një specialist i Europa League, të cilën e ka fituar më parë 3 herë me Sevillan, e tani do të tentojë triumfin e katërt në këtë kompeticion..

Finalja e Europa League mes Arsenalit dhe Chelseat do të luhet në orën 21:00.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *