SMS në DITA
Në 0689073730
Sa çudi! Pa status! Këta europianët nuk shohin mirë! A nuk jemi të parët në Europë për shpejtësinë e prerjes së pyjeve? A nuk jemi i vetmi vend ne Rajon që kemi një fshat plotësisht të lirë? Lazarati.
Në cilin vend tjetër mund të marrësh diplomë pa vajtur fare në auditore, përveç se në Shqipëri? Ku mund të vjedhësh e të grabisësh pa të hyrë gjemb në këmbë më lehtë se tek ne? Në cilin vend europian mund të bëhet deputet hajduti e vrasësi siç bëhet tek ne? Ku ndodh që të bëhesh pronar pa patur asgjë të trashëguar, të blerë apo të dhuruar? Vetëm në Shqipëri! Në cilin shtet tjetër mund të bëhesh drejtor, kryetar bashkie etj., pa ditur shkrim e këndim? Vetëm në Shqipëri! Cili Kryeministër mund të të nxijë fytyrën si këpucën, të të shajë me libër shtëpie e të të vrasë në mes të bulevardit? Vetëm në Shqipëri! Vëllezër e motra! Europa është “xheloze” për arritjet tona, ndaj nuk na e jep statusin.
