Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë.
Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese.
Në Itali, vendi që është prekur më shumë nga pandemia, një sondazh i fundit tregon se 63% e qytetarëve të pyetur miratojnë masat e marra dhe se ata do të mbështesnin kontrollin shtetëror të qytetarëve edhe pa konsensusin e tyre.
64% janë dakord për gjurmimin elektronik të personave të karantinë, 67% mbështesin idenë e gjurmimit telefonik për verifkikimin e karantinës dhe 74% janë pro idesë së përdorimit të dronëve për kontrollin e kufizimeve. Vetëm 23% e qytetarëve ishin të shqetësuar për çështje të privatësisë.
Në Gjermani, një vend me masa shumë më të lehta sesa Italia, 88% e njerëzve mendojnë se masat e marra janë korrekte. 55% mendojnë se ato duhen shtuar.
Në Francë 57% janë pro masave duke u shprehur se ato nuk janë shumë strikte, 40% thanë se kufizimet janë të mjaftueshme dhe vetëm 3% thanë se ato janë shumë strikte.
Në Poloni 45% mendojnë se vendi nuk është i përgatitur për të përballuar pandeminë, ndërkohë që vetëm 33% mendojnë se qeveria nuk po i mbron mjaftueshëm qytetarët kurse një shumicë prej 63% mendojnë se zgjedhjet presidenciale duhen shtyrë.
Në Britaninë e Madhe 57% mendojnë se duhen rregulla më drastike, 33% thonë se duhet ndalur transporti publik, 56% mendojnë se qeveria nuk veproi shpejt sa duhet.
Sipas raportimeve në media prirja e sondazheve në fjalë ka një lidhje relative me rritjen e mbështetjes për qeveritë e vendeve përkatëse, çka do të thotë se pandemia po jep efekte elektorale jonormale dhe vë në pikëpyetje rregullin demokratik pasi me situatën e tanishme në ekuacion ka hyrë një faktor shumë manipulues për psikologjinë e përgjithshme.
ResPublica

Prisni sa tu kaloje dalldia. Po rrojne akoma me dhjamin e vjeter . Prisni edhe nje muaj. Eurpopianet nuk kane votuar kurre qeverite e luftes. Te gjithe i miratojne se kujtojne se kjo situate do zgjase pak. Por nuk eshte ashtu. Kur te zgjohen me te ndenjura ne uje do tu sulen Komandanteve e do tu kerkojne zgjidhje . Dhe nese tani po u ofrohet asistence me pas as qeverite sdo te kene mundesi. Nese qeverite nuk hartojne dhe vene ne veprim plane afatgjata per rindezjen e ekonomise katastrofa eshte e garantuar.
Buzhalat! Tosi,Andet?
Dhe zegalet qe bejne źzzzzz dhe kujtojne se njerezit po degjojne zegalet.
K/ministri spanjoll Sançeth, ka vendosur te izoloje rastet asintomatike me coronavirus. Kete ai do ta beje per te ruajtur familjet nga te infektuarit qe mund te ndodhen brenda tyre. Per kete Sanchez i ka kerkuar pushtetit lokal te pergatise ambientet ku do te qendrojne te prekurit, si psh hotele. stadiume etj.
https://www.google.co.uk/amp/s/cadenaser.com/ser/2020/04/05/politica/1586079145_473738.amp.html
“Vagabondat e politikes”,shtabi I drejtimit te nje grupi vagabondesh te gjithecfar ngjyrash me seli ne Shqup qe eshte jashte skenes politike,kerkon te kthehet aty me gjitha lojet e mundesit .Pas drejtimit e manaxhimit mjaft te mire te situates si ne rastin e termetit ashtu edhe ne drejtimin masave kunder panepidemis per mendyren e marrjen te masave(si asnje shtet tjeter Europian).ATO HILEQAR E SHAKLLABANA qe nga Berisha,Luli,Bardhi,mashtruesi intriganti e manipuluesi Salianji cdo gje e nxijne mashtojne e I shesin popullit saponin per djathe.Me nje fjale fat qe kemi nje kryeminister si Rama e fatkeqesi qe kemi nje opozite aq te paafte e pavlere.Zoti I ndihmofte.
Absulitisht nuk ka zhgjidhje afatgjatë për popujt e botës kjo situatë e shtetërrethimit ,drejt e ka Berati B,.
Zgjidhjen ta gjejë te ata që hodhën bakterin Covid- 19 le ,të venë dorën në zemër ,nëqoftë se kan ,nuk jemi budallej të gjejë vaksinën përkatëse se atë e kan në labëratoret e tyre ,këta djajë..
Njerezit kane kujtese te dobet, thuhet qartesisht ne forme proverbi. Qysh ne shek. e XIX, me industrializimin e metejshem te vendeve dhe mbushjen e qyteteve me njerez nga fshatrat, e deri me sot, eshte thene ne libra, ne radio, ne emisione televizive, se ne popullsi te ketilla te medha e te dendura, renia e semundjeve ngjitese do te sjelle katastrofa edhe ne aspektet sociale, deri ne vendosje diktaturash! Ne Tirane, ne Njujork, ne Londer, ne Wuhan, ne Pekin, e ne cdo qytet me popullsi te madhe, masat dragoniane merren si zgjidhja me e shpejte dhe me e mire!
Po ju mashtrojne me viruse dhe po shkaterrojne pavaresine tuaj ekonomike, o njerez. Zgjohuni, sa nuk eshte vone.