Izmir Smajlaj ka zënë vendin e dhjetë në kampionatin europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Atleti shkodran në garën finale të kësaj të mërkure ka dështuar që në provën e parë.
Në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, ndërsa në provën e tretë u paraqit më dobët në kërcim, me vetëm 7.47 metra.
Më katër mars të një viti më parë në Beograd, Smajlaj ka regjistruar arritjen e tij më të mirë prej 8.08 metrash.
Kampion i Europës pritet të shpallet atleti ukrainas Serhi Nykyforov, i cili kërceu për 8.13 metra, po aq sa gjermani Heinle, i cili regjistroi edhe arritjen e tij më të mirë sezonale. Së bashku me grekun Tentoglou, këta të tre ishin atletët e vetëm që kaluan kufirin e 8 metrave kërcim së gjati.
s.a/dita
