Përfaqësuesja spanjolle e 21 vjeçarëve vijon të konfirmojë se është një nga pretendentet kryesore për të triumfuar në kampionatin europian që po zhvillohet në Poloni. “La Furia Roja” në takimin e përmbyllës në grup përpara sfidave gjysmë-finale mposhti me rezultatin 1-0 Serbinë.
Trajneri Albert Celades me kualfikimin e siguruar që në ndeshjen e kaluar aplikoi rotacionin duke aktvizuar kryesisht linjat e dyta, megjithatë kjo skuadër edhe me lojtarët e ashtuquajtur të stolit vijon të jetë e frikshme dhe këtë e dëshmoi edhe ndaj ekipit serb. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 38-të me protagonist Denis Suarez.
Odriozola shërbeu mjaft mirë në qëndër të zonës për lojtarin e Barcelonës që me të djathtë e depozitoi topin në rrjetë. Spanjollët patën menjëherë shansin të dyfishonin, por Carlos Soler gaboi në mënyrë të pabesueshme nga 5 metra distancë. Takimi erdhi në disjezë për iberikët kur në minutën e 40-të sulmuesi dhe njëkohësisht kapiteni serb Djurdjevic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një goditje me brryl ndaj Merinos. Sfida nuk pati më histori me Spanjën që e administroi në mënyrë të përsosur avantazhin.
I thotë lamutmirë këtij turneu Portugalia. Ajo skuadër që cilësohej si një nga favortiet tashmë do të kthehet në shtëpi, pavarësisht fitores 4-2 në takimin e fundit ndaj Maqedonisë. Portugezët nuk kualfikohen dot si e dyta më e mirë pasi Sllovakia e grupit A ka në favor diferencën e golave. Goli i avantazhit kundër maqedonasve erdhi shumë shpejt dhe ai që realizoi Edgar Ie.
Në minutën e 22-të luzitanët shënuan edhe golin e dytë ku ai që gjeti rrugën e rrjetës ishte Bruma. Në këtë turne lojtari që sapo ka nënshkruar me Leipzigun ëshët dalluar për supergola. Në fundin e pjesës së parë Maqedonia ngushtoi distancat me lojtarin me origjinë shqiptare Enis Bardhin. Goli i dytë për të në këtë europian dhe vërtetë një realizim mjaft i bukur i 21 vjeçarit.
Në fraksionin e dytë portugezët morrën sërish epërsinë e dy golave kur Podence shënoi për ekipine drejtuar nga Rui Jorge. Golat nuk përfunduar dhe maqedonasit u afruan sërish. Markovski ishte ai që i vetëm me portierin Varela e dërgoi topin në fund të rrjetës. Loja u rihap, por për ti dhënë fund mendoi Bruma që i fiskoi shifrat finale në 4-2, megjithatë valixhet për tu kthyer në shtëpi i morrën të dyja skuadrat.
