Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet evropiane. Ndërmjet datave 22 deri në 25 maj në 28 shtete të Bashkimit Evropian, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri europian (PE),të përbërë prej 751 eurodeputetësh, dhe rrjedhimisht edhe komisionin e ri (KE). Në darken e të dielës 25 maj pritet të dali rezultati përfundimtar.Këto zgjedhje, si kurrë më parë, na përkasin edhe ne, nëse konsiderojmë faktin që aspirojmë të jemi pjesë e BE, dhe mbi të gjitha që parlamenti i ri që do dali nga zgjedhjet do vendosi në një farë mënyre edhe për proçesin shqiptar të integrimit.
Një nga sfidat kryesore kësaj here do të jetë edhe rritja e pjesëmarjes në zgjedhje,duke qenë se në 2009 vetëm 45% e qytetarëve evropian shkoi për të votuar. Në rritjen e interesit ndoshta do të influencojë edhe fakti që për herë të parë do të jenë eurodeputetët ata që do zgjedhin presidentin e KE, ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më sot.
Cilat janë formacionet politike në lojë?
Martin Schulz, presidenti aktual i PE, do të zyrtarizohet si kandidat për Partinë Socialiste Evropiane (PSE) në kongresin që do të mbahet në 1 mars në Romë. Ndërsa Partia Popullore Evropiane (PPE), do zyrtarizoj kandidatin e saj në kongresin që do të mbahet në 6/7 mars në Dublin. Ndërkohë parti të tjera më të vogla evropiane po organizohen me kandidatët e tyre. Pritet ndërkohë që me lista qytetare të vendeve të ndryshme të Evropës, të kandidohet edhe Alexis Tsipras, lider i Syriza në Greqi. http://www.elections2014.eu/ ofron një panoramë të plotë rreth detajave të zgjedhjeve.
Fenomeni më i rëndësishëm dhe i rrezikshëm njëkohësisht, është prania e të ashutuquajturve parti enti Evropë. Bëhet fjalë më së shumti për parti ekstremiste, shpesh herë të djathta dhe pothuajse gjithnjë populiste, që kanë si kryefjalë demagogjinë ksenofobe dhe raciste në vendet e tyre. Mund të citoj Lega Nord në Itali, Frontin Kombëtar të Le Pen në Francë, Partinë e Lirive të Wilders në Hollandë, partinë Interesi Fiaming në Belgjikë, Alternativa për Gjermaninë e Lucke, e kështu me radhë në pothuajse të gjitha shtetet e tjera. Të gjitha këto parti, për shkak të krizës ekonomike dhe keqësimit të situatës sociale në këto shtete, janë në rritje të frikshme. Rritja e tyre nuk është dytësore sepse vijnë nga shtete që shprehin numrin më të madh të eurodeputetëve. Nga sondazhe të ndryshme pritet që këto grupe të arrijnë diku te 160 deputetë të zgjedhur në PE.
Partië ksenofobe,në vendet e tyre përdorin slogane dhe fushata anti imigracion, duke mëshuar fortë në ndjenjën e pasigurisë dhe frikës për të ardhmen që ka pushtuar Evropën në përgjithësi. Të gjitha janë të bashkuara kundër çfarëdolloj zgjerimi të Bashkimit Evropian, dhe evokojnë në çdo rast të mundshëm idenë e pushtimit shqiptar/kosovar/serb/maqedonas/malazez, shtete të cilat ende nuk janë pjesë e Evropës politike, edhe pse ajo gjeografike dhe historike i ka pjesë të pandara.
Propaganda vete akoma më tej, duke goditur edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve evropian brenda shteteve të ndryshme. Në Zvicër ka fushata kundër italianëve, në Gjermani kundër polakëve, në Angli kundër gjithë të tjerëve e kështu me radhë. Por edhe pse në kundërshtim me njëra tjetrën këto parti bëhen një e vetme kur bëhet fjalë për zgjerminin e Evropës, duke kushtëzuar shpesh debatin politik dhe duke bërë në mënyrë të tillë që edhe partitë tradicionale evropiane (qofshin këto të majta apo të djathta) të stepen disi në orientimin e tyre në lidhje me zgjerimin. Nuk duhet harruar në fakt, se vendimarrja për këto çështje bëhet në nivel shtetesh, dhe atje vota e zgjedhësve dhe orientimi i saj, ka një peshë domethënëse.
Në këtë kuadër, nisma, simbolike dhe demostrative, si ajo e rikthimit të 48 shtetasve shqiptarë që kishin shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në hapsirën Shengen, duhet të jenë më të shpeshta, në mënyrë që të japin mesazhin se këtë fenomen po e trajtojmë me seriozitetin dhe përparësinë e duhur. Kjo shërben për ti hequr alibi antievropianëve dhe për ti treguar se nuk ka dhe nuk ka se si të ketë “pushtim” nga Ballkani, aq më tepër në 2014 –ën , kur tashmë pothuajse më shumë se 1,5 milion qytetarë me orgjinë nga vendet ballkanike jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme evropiane dhe shumë prejt tyre që kanë fituar nënshtetësinë e shteteve pritëse gjatë këtyre viteve, do të votojnë edhe në zgjedhjet e majit të ardhshëm.




ore keni tru ne koke ne kete gjendje qe e cuane shqiperine europiante dhe amerikanete nepermjete armiqeve historike te shqiperis serbi dhe greqi me bijete etyre keta politikane minje qe perfaqesuane politikene ne keto 23 vite qe e shkatruane shqiperine ne cdo qeliz ju jeni te vedijsheme se duhete te marime statusine kure me te fundite po vdesin pere buk 50 % e shqiptareve dhe te tere si kombe po turturohemi nepere spitale dhe ku prokurori e gjykata jane trajnuare te mbjelline vllavrasje turpe te keni o gazetare se se shikoni qe keta politikane po vjedhine e shkatrojne dhe si gjene gje ka ne botene demokratike gjera te tilla ka ne ceki si ketu ku vjene ceku e vjedh miliarda dhe e shkatron e rjetine elektrik ne vende qe ta zhvilloi si ne ceki dhe ne fune kerkone dhe hesap mjere ne qe na kane vene kete fate