Mbi 330 mijë emigrantë kanë marrë azil vitin e kaluar në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është shifra e publikuar nga Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat.
Shifra është 72 % më e lartë se në vitin 2014. Rreth gjysma e përfituesve të azilit, përkatësisht 166,100 janë shtetas sirianë, pastaj 27,600 janë nga Eritrea dhe 23,700 nga Iraku.
Gjermania ka miratuar shumicën e kërkesave për azil. Suedia ka qenë e dyta, pastaj Italia, Franca, Birtania, Austria dhe Holanda.
Vendet e Bashkimit Evropian që kanë pranuar më pak se 100 veta, përfshijnë Kroacinë, Estonin, Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.
Mbi një milion njerëz, shumica nga Lindja e Mesme, kanë arritur vitin e kaluar në Evropë.
