Eurovision 2015, ja cilët janë finalistët. Parashikohet një garë e fortë për Elhaida Danin

redaktor

Eshtë finalizuar pak minuta më parë edhe nata e dytë gjysemfinale e Eurovision Song Contest 2015. Një mbrëmje ku performuan këngetarë nga 17 vende. Tashmë, kemi 20 finalistët që u kualifikuan gjatë dy netëve gjysëmfinale që i shtohen 5 përfaqësuesëve të vendeve organizatore të festivalit Italisë, Francës, Spanjës, Gjermanisë, Mbreterisë së Bashkuar, fituesve në garë, përfaqesueseve të Austrisë si dhe Australisë, e cila merr pjesë për herë të parë si e ftuar speciale me motivacionin si një nga vendet ku Eurosong është mjaft i ndjekur dhe popullor. Një finale që parashikon një garë e fortë, ku kemi këngë mjaft të bukura dhe cilësore. Një sfidë për Elhaiden tonë, që në finale të na surprizojë, duke lënë mënjanë emocionet dhe të na nderojë me një rezultat të kënaqeshëm, pse jo me fitoren!

Në vazhdim 27 finalistet që do të performojnë të shtunën në natën finale.

Finalistët që kanë të drejtën e kualifikimit për natën finale:

Australia: Guy Sebastian – Tonight Again

Franca: Lisa Angell – N’oubliez Pas

Gjermania: Ann Sophie – Black Smoke

Italia: Il Volo – Grande Amore

Spanja: Edurne – Amanecer

Mbreteria e Bashkuar: Electro Velvet – Still In Love With You

Austria: The Makemakes – I Am Yours

Të kualifikuarit nga gjysëmfinalet:

Shqipëria: I’m Alive – Elhaida Dani

Armenia: Face The Shadow – Genealogy

Rusia: A Million Voices – Polina Gagarina

Rumania: De La Capat/ All Over Again – Voltaj

Hungaria: Wars For Nothing – Boggie

Greqia: One Last Breath – Maria – Elena Kyriakou

Estonia: Goodbye To Yesterday – Elina Born & Stig Rästa

Gjeorgjia: Warrior – Nina Sublatti

Serbia: Beauty Never Lies – Bojana Stamenov

Belgjika: Rhythm Inside – Loïc Nottet

Lituania: This Time – Monika Linkytė and Vaidas Baumila

Polonia: In The Name Of Love – Monika Kuszyńska

Sllovenia: Here For You – Maraaya

Suedia: Heroes – Måns Zelmerlöw

Norvegjia: A Monster Like Me – Mørland & Debrah Scarlett

Mali i Zi: Adio – Knez

Qipro: One Thing I Should Have Done – John Karayiannis

Azerbajxhan: Hour Of The Wolf – Elnur Huseynov

Letonia: Love Injected – Aminata

Izraeli: Golden Boy – Nadav Guedj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *