Eurovision gabon me numërimin e votave. Renditja e re: Shqipëria kalon Serbinë

DITA Online

Eurovision 2019 ka bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo nuk ka ndikuar tek fituesi.

Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision tha një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.

Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar. Ndërkohë, Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë. Kështu, kënga “Ktheju tokës”, e performuar nga Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të.

Rezultatet e reja

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *