Eurovision, Shqipërisë i zbriten pikë

Dita

Pas mbrëmjes Finale, lajmi jo i mirë që u raportua nga bordi organizues i festivalit Eurovision kishte të bënte me anulimin e pikëve të dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas BBC që citon zyrën e shtypit të “Eurosong Contest”, këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e atij shteti.

Dy shtetet fqinjë të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit.

Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t’u hiqen pikët, por pa cënuar fitoren e Suedisë.

Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedoina e Mali i Zi.

Share This Article
2 Comments
  • Po Greqia si ka mundesi qe nuk na dha asnje pike?! Kane pasur frike shqiptaret atje te votojne per vendin e tyre?!

  • QELBSINAT ORGANIZATORE TE FESTIVALIT JANE SI QELBSINAT E FUTBOLLIT ;KANE QENE JANE DHE DO JENE QELBESINA SE NGA QELBESINA KANE DALE DHE I GJITHE GLOBI E KA KUPTUAR QE KETO FITUSIT JANE TE PARACAKTUAR NGA POLITIKA E QELBESINAVE TE PEREMDIMIT !
    MUZIKA ITALIANE DHE E BALLKANIT ME E BUKURA NE BOTE DHE RROFSHIN E MBRETEROFSHIN E KURE MOS U SHOFSHIN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *