Eurovizion, Shllaku: Deklaratat e drejtorit të RTSH janë qesharake

redaktor

Tashmë u mor vesh që kënga “Diell”, e cila fitoi Festivalin e fundvitit në RTSH nuk do të këndohet në skenën e Eurovizionit, por vendi ynë do të prezantohet atje me një tjetër këngë me titull “Jam gjallë”.

Me pak fjalë nuk do të shkoi kënga, por këngëtarja.

Elhaida Dani e konfirmojë vetë këtë lajm, duke u shprehur në profilin e saj në Facebook, më pas doli Radio Televizioni Shqiptar me një deklaratë ku zbuloi këngën e re dhe autorët që po punojnë për realizimin e saj.

Elhaida do të këndojë një pop-balad të realizuar nga producentët e njohur Zzap & Chriss me tekst të Sokol Marsit.

Arsyeja që u bë ky ndryshim? Këngëtarja, por edhe drejtori i RTSH thanë se, autori i këngës fituese, Aldo Shllaku, ishte tërhequr për arsye personale.

Në këtë pikë, Dita këmbënguli për të siguruar një reagim nga Shllaku, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompozitori i tha gazetës se: “Kërkesa zyrtare për tërheqjen e këngës është bërë më 5 Shkurt – deri në këtë vendim jo-normal dhe për mua, kane qenë në dijeni të gjithë palët e interesuara, përfshirë këtu si këngëtaren ashtu dhe RTSH.

Nuk është aspak e vërtetë që unë jam tërhequr për arsye personale siç deklarohet.

Është rast i paprecedent që jo vetëm autoreve nuk i është dhënë e drejta elementare të realizojnë këngën e tyre, por për më tepër, autoret janë përjashtuar nga çdo proces që nga 28 Dhjetori – ditë kur kënga u shpall fituese e Festivalit – e deri me sot.

Megjithë insistimin, vazhdonte të mos më bëhej e ditur se kujt i ishin “transferuar” të drejtat e kompozitorit, poetit, orkestruesit, për ndryshimet që kënga duhet të pësonte si pjesë e kushteve te Eurosong-ut.

https://www.youtube.com/watch?v=ksuh4aGu8Vk

Kjo është një shkelje flagrante e çdo të drejte të autorit, etikës profesionale dhe një vendim i bazuar në absurditet.

Gjendur në një situate të tillë dhe përtej çdo limiti kohor për të pasur një mundësi sado të vogël për të realizuar këngën, nuk me është lënë asnjë zgjidhje tjetër përveç se më 5 Shkurt të dërgoj kërkesën zyrtare për të tërhequr këngën – pasi nuk mund te marr përsipër përgjegjësi profesionale kur nuk jam vetë i angazhuar profesionalisht.

Çdo hap i mëtejshëm dhe i pa-autorizuar nga autoret është në vazhdimësi në shkelje të hapur të të drejtave të autoreve. Për më tepër, zgjedhja e një kënge jashtë festivalit për përfaqësimin në Eurosong është në dëm të vetë festivalit në radhë të parë.

Duket se RTSH nuk ka asnjë interes që Festivali organizuar prej vetë tyre, juria profesionale e zgjedhur prej vetë tyre, fituesit e 3 çmimeve të para të dala nga ky festival, të kenë kredibilitetin sado më minimal.

Procesi dhe kriteret përzgjedhëse për këngën përfaqësuese janë shumë të qarta.

Përtej kësaj, çdo gjë e deklaruar dhe hapat të mëtejshëm që po ndërmerr RTSH janë në vazhdimësi një ‘cirk’ absurd dhe një përgjegjësi që mbetet me vendimmarrësve e RTSH-së”.

Mertin Leka dhe Elhaida Dani, fituese e edicionit te 53 te Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Publik Shqiptar
Martin Leka dhe Elhaida Dani, fituese e edicionit te 53 te Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Publik Shqiptar

Ndërsa kur e pyet për këngën e re, Aldo thotë se nuk i intereson, por nuk nguron të cilësojë qesharake deklaratën e drejtorit të RTSH.

Kënga e re nuk më intereson, përveç faktit se është për të qeshur kur vetë drejtori i RTSH-së deklaron se “kemi ruajtur dy elementë të rëndësishëm të këngës fituese, këngëtaren dhe poetin”.

Se ç’punë ka kënga fituese me një këngë komplet të re eja e kuptojë – këto janë thjesht vazhdimësi e mos-seriozitetit total profesional dhe moral.

Gjithmonë, veprimet e RTSH-së përtej këngës time nuk më interesojnë, janë përgjegjësi që ngelen me ta”- e mbyll reagimin e tij, autori i këngës “Diell” që nuk pati fatin të këndohej në skenën e Eurovizionit, më 19 Maj në Vjenë të Austrisë./E. Resuli

Share This Article
4 Comments
  • TVSH eshte nje pacavure qe tallet me taksat e ketij populli, qe nga programet me te rendesishme televizive e deri te muzika e kenget. Faj ka qeveria, qe ka dy vite ne pushtet dhe nuk ka levizur asnje gje ne kete televizion. Aty eshte ndryshkur gjithccka. I nderrojne edhe kenget si tu doj qejfi ketyre… ec mo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *