Pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë më të ftohta, por duket se kjo klimë u ngroh papritur nga dy artiste.
Ka qenë këngëtarja Elhaida Dani ajo e cila është shfaqur krah koleges së saj serbe, Bojana Stamenov në festën e organizuar në Ambasadën e Serbisë në Austri.
E në fakt të dyja vajzat janë fituese të formateve televizive që zbulojnë talentet, ndaj edhe kanë vendosur që së bashku të japin një mesazh miqësie mes dy popujve.
Pas kësaj foto Elhaida e jep mesazhin se dy vendet mund të ndërtojnë ura komunikimi mes dy tyre. Por, ndryshe nga Elhaida që publikoi foton në rrjetin social, kolegia serbe nuk u e bëri diçka të tillë. Arsyeja? Ndoshta frika e ndonjë kritike të pritshme!
Bravo Elhaida je ambasadore e muzikes dhe e paqes.
Shqyptaret duan fqinjsi te mire,por serbet kan frike se kujtojn se jemi te pabese si ato qe na kan vra e na kan gjakos nder shekuj