Shtëpia e Bardhë u evakuua pas një kërcënimi, i dyti në Uashington DC, në më pak se 24 orë.
Konferenca ditore e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest u ndërpre kur agjentët e Shërbimit Sekret urdhëruan evakuimin e dhomës. Focat e sigurisë udhëzuan gazetarët që të kalonin përmes pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë, e cila njihet si “Plazhi me guralecë”.
Qentë e forcave speciale kontrolluan dhomën dhe pas 20 minutash njoftuan se gjithçka ishte në rregull. Dhoma u boshatis në përgjigje të një kërcënimi të marrë nga departamenti i policisë Washington DC. Presidenti Obama ishte në ndërtesë në atë kohë, por nuk ishte evakuuar. Ky është kërcënimi i dytë që ka alarmuar kryeqytetin e SHBA-ve sot.

Bejne stervitje, i kane si bicim alarmesh keto me qellim qe ta mbajne vigjilencen larte.