Evazioni nuk është tek shportat

redaktor

Letër e nënshkruar

Xhevdet Cora.

 

Kush s’do të shohë, është më keq se qorri. Ta kërkosh evazionin fiskal në një shportë rrushi a domate te ata që kanë 4-5 m dyqan, t’i kërkosh kasë e licencë asaj që gjithë ditën shet 2 palë brekë apo fustane të përdorura e të mos e kërkosh atje ku është evazioni, aty ku mblidhen paratë me thasë në tregjet e mëdha, në monopolet tek ai që ngre traun e me 6 muaj punë siguron jetesën e dy brezave, te noteri, te spitali privat, te koncesionari, te fituesit e tenderëve.

Këto s’i prekni, janë të atyre dje, janë tuajat sot. Ju ministër kryeni reforma në dëm të atyre që ju sollën në pushtet. Jeni velur e ju tregoni dhëmbët shitësve që s’kanë paguar dot tatimet, kanë mbajtur dy familje me bukë, të zotin e dyqanit dhe familjen e tyre. E di ti o ministër se dikur kishte dyqan shtëpie pa detyrime, me këto e zeje të tjera sigurohej jetesa dhe dinjiteti i familjes e nuk dilte në treg?

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *