Everton kërkon Shani Tarashaj

Dita

Mund të jetë te Everton e ardhmja e Shani Tarashaj.

Talenti shqiptar, i cili aktivizohet me Grasshopper, ka përfunduar në “radarët” e klubit anglez, që nga ana e tyre janë shprehur të gatshëm ta marrin që në merkaton e Janarit. Lajmin e bën të ditur gazeta prestigjioze “The Guardian”, në versionin e saj online.

Everton i ka ofruar kontratë 4 vjet e gjysmë 20-vjeçarit, i cili këto ditë ndodhet në Liverpool për të biseduar personalisht me drejtuesit e klubit. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, bisedimet janë në fazë të avancuar. Megjithatë Grasshopper dëshiron ta transferojë në formë huazimi Tarashaj-n deri në fund të sezonit, por Everton kërkon ta blejë me çdo kusht kartonin e tij.

Shani Tarashaj është një lojtar kyç te skuadra zvicerane, dhe konsiderohet një talent i vërtetë në Kampionatin Zviceran. Deri tani ai ka shkëlqyer me formën e tij, pasi ka realizuar 8 gola në 18 ndeshje, duke ndihmuar Grasshopper të renditet në vendin e dytë të Super League, pas Baselit kryesues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *