E keni parasysh këngën “Kur më vjen burri nga stani…?! Evi Reçi ose siç është quajtur ndryshe “vajza që i bën të gjitha” e ka sjellë në stilin retro dhe këndon së bashku me… Tefta Tashko Koçon. Nuk është tamam kështu, por Evi ka përdorur zërin e saj për këngën “Merr guximin” ku mbi të gjitha edhe kërcen. Vajza, e cila fëmijërinë e ka kaluar në Greqi e më pas periudhën e studimeve, që edhe vazhdon aktualisht në Itali, nuk nguron që të jetë prezente në Shqipëri. Evi studion gazetari, është në vitin e fundit të studimeve, por njëkohësisht prezanton dhe një emision në radio, në Firenze. Emisioni quhet “Retro Muzic” në radio Fleuer.
Nuk është nga ato këngëtare që prodhon shumë muzikë,por preferon që ato këngë që bënë të kenë kualitet dhe të mbeten gjatë në kujtesën e njerëzve, këtë gjë, deri më tani e ka arritur. Ajo është me fat, sepse siç thotë edhe vetë bënë gjerat që do.
Këtë të enjte e kemi ftuar në “Dita” Evin për një bisedë nga ato me këmbë në tokë…
Evi, vjen me një këngë ndryshe ku ke përdorur edhe zërin e Tefta Tashko Koços. Pse?
Kënga është e re, por është përdorur vetëm një pjesë e vogël nga kënga “Kur më vjen burri nga stani” e Tefta Tashko Koços. Vendosa të risjellë një zë legjendar, në version bashkëkohore, nën tingujt e electro swing.
Përveç kënaqësisë të të kënduarit, dëshiron të përcjellësh një mesazh për rrymën retro që përdor?
Mesazhet janë të shumta, por më shumë do veçoja dy gjëra: rrënjët tona që s’duhen harruan pasi ne kemi muzikë shumë të bukur popullore qytetare dhe e dyta është të fus sa më shumë rrymën retro në tregun muzikor shqiptar.
Evi, ke vite që jeton në Itali, por ke qenë vazhdimisht prezente edhe në Shqipëri, të kanë bërë mirë këto ecejaket?
Varet si e sheh. Nga ana e çorientimit, jo, nuk më kanë bërë mirë pasi sado që ta organizoj jetën time, shpesh herë këto lëvizje më shpërqendrojnë, por ama më mbajnë në kontakt me dy shtete.
Studion gazetari, je këngëtare, kërcen shumë mirë, cilën do më shumë nga këto gjëra që bën?
Të tria! I dua dhe i bëj. Madje kur kombinohen bëhen akoma më të bukura.
A ka diçka që të shqetëson kur vjen në Tiranë?
Unë Tiranën këto vitet e fundit kam filluar ta përjetoj më shumë dhe ta njoh në brendësi. Normalisht si shumë kryeqytete ka problemet e veta, por kompromisi dhe shpresa ecin bashkë…
Italia e ka arritur kulmin e zhvillimit dhe nuk priten të njëjtat gjëra që pret dikush nga Tirana, për shembull. Në Itali njerëzit i kanë punët le të themi më të shtruara, por edhe këtu nuk mungojnë probleme të përditshmërisë. Ritmin e Italisë e kam adoptuar dhe ndihem shumë mirë.
Cilat janë dilemat e një vajze në moshën tënde?
E tashmja dhe e ardhmja. Kur, si dhe ku do jesh pas disa kohësh. Më besoni, por nuk është e lehtë të projektosh një të ardhme në këtë kohë që lëviz shumë shpejt!
Cila është ajo gjë për të cilën je e lumtur që e ke?
Fatin e të bërit gjërat që dua. Fatin e të qenurit e lirë nga barrierat mentale. Fatin që kam një familje që më mbështet.
Je një vajzë më këmbë në tokë apo bënë edhe “çmendurira”?
Jam më shumë se ç’duhet më këmbë në tokë, aventurat dhe çmendurirat nuk bëjnë shumë pjesë në jetën time, por kjo s’do të thotë qe nuk i kam bërë. J
Çfarë qasje ke me politikën?
Marrëdhënie shumë normale. Nuk jam menefregiste por as fanatike. Më intereson zhvillimi i shtetit apo i qeverisë pasi ndikojnë shumë tek njerëzit. Besoj se ka njerëz të aftë në politikë, por që duhet t’i jepen krahët e duhura për të ecur…
Disa këngëtar janë përfshirë në fushatën e një kandidati apo të një tjetri, ti vetë, do përfshiheshe?
Para se të njihja mirë realitetin kam preferuar të qëndroj larg. Vetëm para ca kohësh, shpreha mendimin tim në një videomesazh për një event për fushatën e Erion Veliajt, në të cilin fola për preokupimin tim mbi zhvillim artistik të Tiranës, duke shpresuar që me Erionin kjo gjë do ndryshoj për më mirë, dhe Tirana nesër të jetë një metropol me aktivitet artistike/kulturore që sot i mungojnë dhe që i lakmojmë kryeqyteteve evropiane.
Elhaida Dani është gjykuar shumë për mesazhin që ka bërë për Erion Veliajn…
S’ka asgjë për të gjykuar. Asnjë nuk të detyron të shprehësh diçka që është larg mendimin tënd personal. Të shprehësh një shpresë për qytetin ku jeton apo punon nuk ka asgjë të keqe, tregon një besim dhe një mbështetje për iniciativa të ardhshme.
Po veten e mendon një ditë në politikë?
Nuk kam plane të tilla për momentin, por edhe sikur do ishte diçka që do mbështeste artin dhe kulturën.
Je njeri që planifikon, mendon se çdo besh nesër… apo ja lë gjerat rastësisë?
I planifikoj shumë gjerat, madje pak më shumë seç duhet. Nuk më pëlqen t’i lej gjerat rastësisë, por ama shumë gjera më kanë ardhur me spontanitet.
Mendon të kthehesh e të punosh e jetosh në Shqipëri?
Pak a shumë po e bëj që tani. Punoj në Shqipëri me aktivitet kulturore, por edhe në Itali. Normalisht Shqipëri përbën një plan për të ardhmen, por ende asgjë konkrete.
Çfarë ndjesie të jep stina e verës?
Nuk më pëlqen shumë vera. Preferoj pranverën apo vjeshtën. Temperaturat e larta apo shumë të ulta nuk i preferoj.
Cila është familja jote Evi?
Familja ime është e vogël: kam vetëm tre pjesëtarë, mami babi dhe unë. Është e qetë, por dhe me shumë energji. Humori dhe sinqeriteti mbizotërojnë në marrëdhëniet tona.
Jeton vetëm?
Po tani që jam në Itali, jetoj vetëm.
Sa e vështirë është sot për një vajzë të vendosë të hedhë hapin e martesës?
Sot më shumë se kurrë, madje është venë re që mosha e martesës është më e lart se dikur. Pa shkel 30-at shoh që nuk e hedhin këtë hap, pasi deri atëherë pritet që gjerat profesionale të jenë vënë në një vijë të mirë. Por këtu s’ka recetë. Kur e ndjen thjesht duhet ta bësh! Por ama duke pasur shumë përgjegjësi!



Eh Evi Evi, nje emigrante e rikthyer per te provuar fatin. Shpresoj qe mos te kthehesh ne kengetare turbo-tallava.
Do duhej te ishim me shumw serioze ne keto pornovime…
Sot, secili dhe secila, ka te drejten te duken e shfaqen e te shpallen shkrimtare e kengetare, edhe te shquar, por le te mos u bjeme ne qafe Emra/mbiemrave te shquar ne keto fusha. Le te hyjne ne politike ata qe duan te ngjiten e te pasurohen shpejt.
Tefta Tashko Koco nuk ka asnje kusur per te paguar ne marrezine e sotme…