Evis Kushi, kandidatja për deputete në listën e PS e prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama disa ditë më parë zbulon mashtrimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli me firmat e peticionit. Kushi ka bërë publike një letër të fundit pas fjalës së Topallit sot në Parlament, ku shpjegon se si i mashtroi intelektualët. Topalli u ka thënë se ishte një nismë jopolitike për integrimin, por më pas e ka përdorur politikisht këtë peticion… Më poshtë letra e plotë…
“Dua ta falënderoj publikisht kryetaren e kuvendit që më dha mundësinë të shpjegoj në publik njërën nga shumë arsyet që më shtynë drejt përfshirjes në betejën opozitare të Partisë Socialiste.
Duke dashur të bëjë politikë kundër një gruaje të sapofutur në politikë, kryetarja e Kuvendit solli sot në vëmendjen e publikut historinë e një firme që unë kam hedhur në mirëbesim, njësoj si edhe kolegë të tjerë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Kam firmosur fare sinqerisht mbi një letër të bardhë pasi m’u tha se ishte fjala për një nismë jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në funksion të integrimit. Por, fatkeqësisht, ajo nismë s’ishte aspak jopolitike dhe aspak në frymën e bashkëpunimit që u tha se bota akademike ia kërkonte politikës për të mirën e vendit. Përkundrazi, ishte pjesë e atij politizimi të skajshëm që po e rrënon nga themelet botën akademike duke e kthyer universitetin në një hapësirë asfiksuese për lirinë e të menduarit.
Ky politizim skandaloz në dhunim të lirisë akademike është një nga shumë arsyet që më nxitën t’i them “Po!” ftesës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Sot, duke dëgjuar mirëseardhjen e vrazhdë në politikë që më rezervoi kryetarja e Kuvendit, ndihem edhe më e motivuar se dje për të luftuar në gjirin e skuadrës për rilindjen e Elbasanit e të gjithë Shqipërisë.
Evis Kushi
“ZBULON MASHTRIMIN E KRYEPARLAMENTARES JOZEFINA TOPALLI ME FIRMAT E PETICIONIT” – “DUA TE FALENDEROJ PUBLIKISHT KRYETAREN E KUVENDIT QE ME DHA MUNDESINE TE SHPJEGOJ NE PUBLIK NJEREN NGA SHUME ARSYET QE ME SHTYNE DREJT PERFSHIRJES NE BETEJEN OPOZITARE TE PS-se ” ,,,,,,z.KUSHI KUR JOZEFINA TOPALLI ARRITI TJU MASHTROJE JU SI DEKANE E UNIVERSITETIT CFARE PRET NGA NE POPULLI INJORANT……PASTA PJESA E MEPOSHTME QE VAZHDON DUA TE FALENDEROJ,,,,,Z.JENI E PERGJEGJSHME PER ATO QE KENI THENE ME SIPER APO JENI NE GJENDJE TE DEHUR…..HAJDE DEKLARRIM NGA DEKANIA HAJDE….MJERE NE CFARE PRESIM TE NA PERFAQESOJE NE TE ARDHMEN NE PARLAMENT……!!!!!!!!!!
I ofruen nje leter te bardhe dhe e firmosi.O zot dekane fakulteti truri i kombit o zot po si flet keshtu.Eshte turp per kete njeri qe quhet Kushi por qenka ASKUSHI.Mjere kombi mjere populli mjere ata nxenes te saje cfare do mesojne nga kjo mashtruese ordinere.Po po ti ofrojne nje leter te bardhe tjeter qe ta firmose e pastaj ta plotsojne se je kriminele apo prostitute politike cdo thuash.Heshtja do ishte flori.Por flori eshte edhe deklarata se tregove se nuk meriton me shume se nje lypse rrugesh.Biles ajo lypsja eshte e sinqerte se nuk firmos ne te bardhe.Turp turp.Kjo nuk eshte Rilindje por vdekje per se gjalli
degjenerata topalli me asisoj punesh merret funderrina e shkoder loces shko moj flliqesire ti je funi i shkodres
Pse si beni kallzim penal per kete fyerje apo mashtrim dashnores se Pashukut, kurves plake Zhozefine, ka filluar operacione plastike …