Evra rrezikon karrierën, 7 muaj skualifikim ose përjashtim nga Marseja (VIDEO)

DITA Online

Patrice Evra rrezikon seriozisht! Shkelmi në fytyrë ndaj një tifozi të Marsejës, para ndeshjes së Europa League kundër Vitoria Guimaraes, mund të ketë qenë gjesti i tij i fundit me fanellën e Olympique.

Në gazetat franceze ka dalë hipoteza “e butë” për të dënuar çmendurinë e tij me 7 muaj skualifikim dhe ajo “ekstreme” e përjashtimit nga ana e klubit.

Sondazhi i bërë nga “L’Equipe”, ku tifozët pyeten nëse sulmi ka shënuar fundin e karrierës së mbrojtësit të majtë, pjesa dërmuese e pjesëmarrësve, thuajse 90%, kanë votuar “PO”.

Pra, e ardhmja e Evra duket e shënuar, edhe pse për momentin të vetme siguri janë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme europiane të francezëve kundër Konyaspor dhe një hetim i hapur nga drejtuesit e OM në lidhje me sjelljen e lojtarit.

Në komunikatën e klubit lexohej: “Në çdo rast një futbollist profesionist duhet të jetë gjakftohtë dhe mos të reagojë ndaj provokimeve sado të pajustifikuara dhe të ashpra qofshin ato. Klubi ynë e ka të pamundur të penalizon këta pseudo-tifozë që shajnë në vend që të mbështesin ekipin.”

Më i ashpër ka qenë reagimi i trajnerit Rudi Garcia: “Evra ka një përvojë aq të madhe sa ai vetë e di që ka bërë gabim që reagoi.”

Marseja nuk prononcohet haptazi, ndryshe nga shtypi spanjoll. “I pambrojtshëm. Një gjest i turpshëm, që mund t’i kushtojë shtrenjtë,” – ishte titulli i “L’Equipe”. Për një tjetër gazetë në Francë, “France Football”: “Evra humbi toruan, si pasojë e kritikave për paraqitjet e tij nën nivel. Bëhet fjalë për një gjest që do të ketë pasoja.”

Evra u soll si Cantona në vitin 1995 kur shkelmoi një tifozët të Crystal Palace, kur luante me Manchester United, duke u skualikifuar për 7 muaj nga Federata Angleze e Futbollit dhe u dënua me 120 orë punë sociale nga gjykata.

Në rastin e Evra pritet edhe një dënim shembullor nga UEFA, organizatore e Europa League.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *