Me një indiferentizëm që ka marrë dhenë, nën sytë tanë, po zhvillohet një nga katastrofat më të mëdha në historinë e emigracionit në Mesdhe. Dhjetëra, qindra, së fundmi mijëra të mjerë në kërkim të një jete më të mirë po vdesin çdo ditë duke kërkuar të kapërcejnë detin, duke besuar se do të përfitojnë nga toleranca e pranverës me çmimin e poshtërimit, abuzimit dhe sulmit. Po komercializohet trafiku i qenieve njerëzore në ujërat mes Libisë dhe Tunizisë nën kaskën e pamëshirshme të mafies kontrabandiste, të policisë bashkëpunëtore, të ushtarëve maskarenj, bandave vrasëse xhihadiste dhe aleatëve në manipulimin kriminal të emigrantëve të dëshpëruar.
Rreth 10 mijë njerëz janë shpëtuar gjatë pesë ditëve në brigjet italiane, 18 mijë që nga janari. Janë regjistruar më shumë se 1000 të vdekur, parashikohen dhe viktima të tjera.
Po përhapet kriminalizimi i emigracionit klandestin dhe çdo gjë ndodh si kur autoritetet evropiane të kenë vendosur të mos bëjnë gjë, të frymëzuara nga ajo filozofia sipas të cilës, në fund të fundit ai që rrezikon të kalojë ilegalisht kufirin meriton fatin që e pret. Ekzistonte “Mare Nostrum”, një program shpëtimi në Mesdhe, i iniciuar dhe financuar nga Italia e që u braktis për shkak se BE-ja nuk pranoi të ndihmonte qeverinë italiane, e cila nuk mundi ta përballonte e vetme. Më keq, u zëvendësua nga një mision “Triton”, që është një nismë europiane rigorozisht policore, e destinuar të ruajë brigjet, por pa asnjë program pritjeje dhe aq më pak të ndonjë programi që ndihmon azilkërkuesit.
Evropa në mënyrë cinike dorëzohet përballë kësaj kërkese që vjen nga uria dhe mjerimi. Fëmijë, gra dhe burra do të vazhdojnë të vdesin. Opinioni publik evropian duket si nën efektin e anestezisë nga papunësia, nga “të shpëtojë kush mundet” (rezultat i krizës), ndërsa qeveritë heshtin, ose më mirë lejojnë që të rritet urrejtja e udhëhequr nga lëvizjet e partive të ekstremit të djathtë ndaj emigrantëve. Partitë politike të së majtës, që tradicionalisht kanë qenë solidare me viktimat e pabarazisë në botë, tani dinë vetëm të murmurisin disa fjalë me indinjatë. Por, e vërteta është se ato kanë dështuar prej kohësh në këtë temë njerëzore që është emigracioni. Projektet e tyre, ashtu si dhe ato të kundërshtarëve të tyre të së djathtës, i kthejnë krahët në mënyrë dramatike asaj që duhet të ishte një politikë e mirëfilltë e menaxhimit të emigracionit në Mesdhe.
Kudo triumfon egoizmi, dhe ata, të kryqëzuarit e ujit nuk do të kenë më një varr, por veçse një tundje koke plot indiferentizëm. Dhe të gjithë e dimë se ky horror do vazhdojë. Çfarë shkatërrimi i humanizmit te njeriu!
*Sami Nair është një politolog, filozof, sociolog francez, specialist në çështjet e emigrimit si dhe një nga zërat e shquar të progresismit në Europë

Per kete Tragjedi :
Duhet te pergjigjen te gjitha Shtetet ,
qe kane Shume kombeshet ,
dhe qe nxjerrin Fitme mbi keto shtetet e varfera Afrikane .
Edhe amerikanet qe kane borbaduar shtete Sovrane ,
duke vrare Mijra civile e duke Mbjelle Kaosin ne çdo vende ku kane shkuar .
Kerkojme drejtesi nga Europa , dhe te marre pergjegjesite e saj ,
Bashke me USA ,
PER kete burdello qe ndodhet italia ,
qe eshte Dera e Hyrjes ne Mediteraneo .
Thone qe duhet ti ndihmojme ne shtepite e Tyre ??
Duket se si i Kemi ndihmuar ,
Duke i reduktuar drejt Urise se plote ,
dhe duke u shkateruar ekosistemet ,
ashtu si po bejne Shume Kombshet me Naften edhe ne shtepine
tone ne Ballsh .
Ashtu si kene bere Ne Nigeri e ne Senegal ,
Ku kane MONOPOLIZUAR DETIN ,
DUKE i lene ne trotuar Peshkataret duke ngrene LULE -DIELLI .
kU KEMI krijuar , arm,atosur ,duke finanziuar gjakpirsa te çmendur ,
qe vrasin te tjere Njerze te Varfer ,
dhe qe tani jane jashte Kontrollit dhe nuk dine se si ti Frenojne .
Po kujt ja thone keto ??
Ku kane bombarduar mijra civile ,
Njerz te varfer te pafajshem ,
Gra , femije , dhe duke shkateruar qytete te tera ,
Dhe kjo , vetem per te Goditur Vetem Nje person .
Dhe tani nuk jane ne gjendje te ndalojne nje Ushtri te vOGEL Gjaskpirsa ??
Nga ana tjere na thone qe jane ne gjendje ,
te lexojne Markan e nje Pakete e Pare nga HAPESIRA .?
kY EKSOD biblik nuk ndalon ,
deri kur nuk do te shkruajme disa rregulla .
1 – shtetet te imponojne shume kombeshet te kene ETIKE ,
2.- deri kur te kuptojme qe Burimet ti shperndajme
3 – Kur te investohet mbi popujt Afrikane ,
me uje , shkolle , shendetesi ,
DHE PANVARSI EKONOMIKE .
qe dyshoje se kjo do te ndodhe .
kjo te na beje te kuptojme ne shqiptareve se eshte e pashmangeshe dhe e detyrueshme bashkimi me Kosoven.
kurre europa nuk te jep ate qe te ka mare.
me mire ne veshtiresi por bashke. e duhet te mbrojme pasurite kombetare.
kur mos kini frike nga fuqia vellazerore.na i ka dhene zoti .
vetem nje antishqiptar e frikacak trembet.