Për kë kërkon të emigrojë në Evropë, për kë kërkon të dhunojë Evropën, për kë kërkon të imponojë terrorin dhe frikën në Evropë, duhet të mësojë që dialektika e kundërshtimeve në Evropë ka lindur ndër shekuj. Kushdo që mendon, që emigrantë të gjeneratës së parë, të dytë, të tretë e kështu me radhë do t’i mbyllin gojën Lirisë së Mendimit Evropian, nuk njohin aspak si dhe pse lindi Evropa. Evropa nuk është një identitet i dështuar , Evropa ka një Nënë dhe Baba shekullor që quhen Qytetërim – Kulturor. Nisem nga konceptimi i drejtë dhe themelor i Kulturës, sepse Evropa më tepër se kurrë, ka nevojë sot të ndalojë pjellat e fondamentalizmit islamikë tashmë të lindur, të trashëguar në gjirin e saj. Ajo që ndodhi në Paris hapi një hendek të thellë kulturor, që zor do mbyllet me fjalë, midis dy botëve me kultura rrënjësisht të ndryshme: nga një anë bota islamike në tërësinë e saj me religjonin që askush nuk ka të drejtë ta prek, dhe nga ana tjetër Evropa, me vlerat e saj Iluministe, e cila ka për princip idenë e Lirisë së fjalës, mendimit dhe shtypit! Flasim për terrorizëm sepse nuk duam të përmendim fjalën, luftë. Sharia, ajo që islamikët praktikojnë është lufta islamike kundër të pabesëve, kundër të krishterëve. Të mos çuditemi aspak, ne shqiptarët jemi një ndër popujt e parë në Evropë që provuam shekuj më parë sharinë turke, që na preu, na dogji dhe na konvertoi në mysliman; atë që ISIS po përdor me popullsinë siriane apo irakene. E nëse akoma na rrëqethet trupi kur kujtojmë 11 Shtatorin që masakroi mijëra njerëz dhe drodhi botën kapitaliste, atentati francez ka një domethënie simbolike akoma më të madhe, sepse godet në zemër identitetin tonë si Evropianë: Lirinë e fjalës, së mendimit dhe të shtypit, principet e demokracisë sonë Perëndimore!
Nga këtu që lind edhe reflektimi im për Evropën që dashuroj dhe që akoma mbetet toka, e cila pret emigrantin. Pra Evropa, që emigrantët kërkojnë të shkojnë, nuk mund të fshijë historinë e saj shekullore, betejat e saj për liri e pavarësi, edhe kur i shkon emigranti mysliman. Evropa ka një histori shekullore – dhe kjo të jetë e qartë për këdo – me rrënjët e qytetërimit dhe kulturës Greke, Romake dhe Kristiane. Kushdo që ka Zotin e vetë në qiell, i krishterë, mysliman, çifut… duhet të mos verë më në diskutim asnjë princip demokratik që lidhet me Qytetërimin e kësaj Evrope të plakur dhe shekullore. E për të kuptuar ku i kemi rrënjët, duhet patjetër të fillojmë të lexojmë/rilexojmë, të studiojmë, të thellohemi, të analizojmë me shumë vëmendje historinë e kësaj Evrope duke filluar që me Areopagitika në Greqinë e Lashtë, Areopagon, pra Asamblea e Pleqve të mençur që drejtonin dhe kontrollonin ligjet dhe të drejtën e fjalës në qytetet grekë, siç ndodhi edhe me Senatin romakë; këtu ne gjejmë edhe rrënjët e fillimit të një procesi shekullor drejt Lirisë së Mendimit Evropianë. Dante apo Lorenzo Valla, Machiavelli apo Erasmo da Rotterdam, luftuan me penë, me shkrimet e tyre, kundër autoriteteve fetare apo qeveritare të kohës. Më 1644 John Milton mbanë fjalimin e tij madhështor përpara Parlamentit anglez, duke ngritur zërin mbi: E Drejta dhe Liria e Fjalës dhe të Shtypit kundër mbyllje së gojës nga ana e autoriteteve angleze dhe nga kushdo institucion tjetër anglez.
John Milton kumbon kur thotë: “ Atje ku ekziston dëshira për të mësuar, Atje do të ketë edhe më shumë diskutime dhe kundërshtime, Atje do të ketë shumë shkrime/artikuj, shumë opinione, të cilat tek njerëzit që kanë dëshirë për Dijen nuk janë gjë tjetër veçse dëshira për të ditur më tepër”.
Evropa fillon të kundërshtoj, që në shekullin e XIII, mendimin e religjonit të krishterë dhe feudal; lufton me penë dhe mendime kundër errësirës së mendimit injorant dhe pushtues për t’u çliruar. Filozofia dhe tërësia e shkencave nga mjekësia apo letërsia, biologjia apo ekonomia, politika dhe drejtësia ndihmojnë dhe ngrenë lartë Ndërgjegjen e njeriut që Studion. Këta njerëz/Studiues nisin edhe periudhën e ndritur të Iluminizmin, kronologjia e të cilit shkon, nga ai anglez 1688 deri në atë Francez, Gjermanë, Spanjoll .. rreth viteve 1790. Një shekull i tërë mendon të çlirojë popujt evropian nga thundrat e feudalizmit dhe religjonit prapambetës. Ajo që ndodh sot përpara syve tanë dhe të fëmijëve tanë është prova më e lartë për të thënë akoma më me forcë që Evropa, të cilën sot gëzojmë dhe që të gjithë dëshirojmë si qytetarë evropianë, nuk ka lindur nga sfera magjike. Evropa jonë ka lindur nga luftërat midis Dijes kundër Injorancës, midis Kulturës kundër Prapambetjes, midis Ndriçimit kundër Errësirës. Evropa është dhe do të mbetet Nëna e qytetërimit dhe e Iluminizmit Perendimor dhe kush nuk njehë këtë të vërtetë iluministe do të mbetet përgjithmonë i rrethuar nga injoranca e errësirës shekullore!
Në FOTO: Librat Origjinalë të Enciklopedis së Parë Shkencore Evropiane/Botërore shkruar nga viti 1751 deri më 1772, redaktuar nga Denis Diderot e Jean-Baptiste le Rond d’Alembert. Përmbajnë 74 mijë shkrime/studimi, të shkruara nga 130 studiuesë; edhe sot e kësaj dite këta libra janë të konsideruara: Pilastrat e Iluminizmit francez/europian.

Ja,mire qe eshte djepi i kultures dhe mendimit te lire,po si e mbron kete thesar,me cfare mjetesh dhe metodash ? Duket qarte qe ,ka deshtuar,ose po reshqet dalngadale e si pa u kuptuar,ne nje humnere antivlerash qe shume analiste i kane evidentuar,por qe qeverite nuk ua vene veshin dhe koha po e verteton dita dites.