Evropa po rrethohet me mure

Dita

Mjerimi dhe lufta janë në rritje në mbarë botën, fotografitë për valët e refugjatëve janë sot pjesë e mediave tona të përditshme. Njerëzit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, nga Azia dhe nga zonat lindore dhe jugore kufitare të Evropës largohen nga vatrat e tyre me dhjetëra-mijëra. Ata kërkojnë mbrojtje jo vetëm kundër shkatërrimit dhe vdekjes, por edhe nga persekutimi politik dhe varfëria. Po Evropa e sigurt dhe e pasur? Ajo izolohet dhe nuk e konsideron veten në gjendje për t’i rregulluar këto çështje politikisht. Dhe me dorë në zemër, kjo nuk është e lehtë.

Muret nuk janë zgjidhje

Por zgjidhja nuk mund të jetë ndërtimi i mureve. Këtë na e ka demonstruar vazhdimisht historia në mënyrë mbresëlënëse. Këtë e di dhe Bashkimi Europian, dhe shtetet anëtare. Dhe megjithatë: po shtohen muret e larta dhe gardhet me të cilat Evropa po rrethohet vërtet me mure. Së pari, Spanja u përpoq ta mbronte veten ndaj fluksit të refugjatëve nga Afrika e Veriut me një gardh të me tel me gjemba. Në kufirin greko-turk dhe bullgaro-turk, janë ngritur tashmë mure. Dhe mure të tjera do të pasojnë në kufirin e Hungarisë me Serbinë.

Indinjata është e madhe, por ne duhet të ruhemi edhe nga hipokrizia. Procesi i zgjerimit të BE-së në jug, lindje dhe juglindje u shoqërua nga fillimi me një sërë masash për të siguruar kufijtë e jashtëm. Anëtarët më të rinj janë u pranuan vetëm pasi ata siguruan kufijtë. Koncerne evropiane si EADS kanë modernizuar pajisjet elektronike të kufijve lindorë të BE-së shpenzime këto qä kanë kushtuar miliarda, agjencia kufitare evropiane, Frontex, ka ngritur tashmë një mur të padukshëm në Mesdhe. Europa është bërë një fortesë jo vetëm nga telat me gjemba dhe muret prej betoni.

Megjithatë, as gardhet e dukshme as ato të padukshme dhe muret nuk i kanë penguar refugjatët që të kërkojnë shtigje për të arritur në një farë mënyre siguri dhe një të ardhme. Përkundrazi statistikat dëshmojnë se fortifikimet kanë rritur kryesisht e numrin e të vdekur dhe të plagosurve. Numri i atyre që i kapërcejnë ato po shtohet po ashtu si dhe numri i përgjithshëm i refugjatëve.

Megjithatë, pavarësisht nga këto rezultate, ne mbetemi të patundur në mbrojtjen e kështjellës sonë evropiane prej refugjatëve dhe emigrantëve. Ne mbikëqyrim dhe mbikëqyremi! E gjitha kjo për hir të misrëqenies sonë! Ne deklarojnë shtete si vende të sigurta origjine, edhe pse ata janë ende larg standardeve demokratike. Dhe ne ngremë më lart muret!

Emigracioni – jo fatazmë frikësuese

Ndërkohë të gjitha këto masa e kanë humbur tashmë efektin e tyre të shpresuar. Është koha që politikanët përgjegjës në Bashkimin Evropian, jo vetëm të identifikojnë problemet, por edhe të kërkojnë në mënyrë specifike për zgjidhje efektive dhe humane. E drejta e azilit, e drejta për një jetë dinjitoze në liri dhe siguri – këto të drejta themelore nuk duhet të minohen më tej. Arsyet që i shtyjnë njerëzit të marrin arratinë duhet të luftohen më me forcë. Dhe muret duhen hequr – edhe në mendjet tona! Emigracioni duhet të jetë jo më një fantazëm populiste në BE!

Një qasje e parë tashmë ekziston: pas fatkeqësisë së fundit të anijeve në Mesdhe ku pati mijëra të vdekur, Komisioni i BE-së duket se do ta rishikojë politikën ndaj refugjatëve evropiane. Përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për shkak të egoizmit të shteteve anëtare. Tani BE-ja mund të demonstrojë se ajo është serioze në lidhje me komunitetin evropian të vlerave.

Share This Article
7 Comments
  • Europa duhet te mbrohet nga dyndjet arabo-myslymane, dhe te mos jete e mira e te tjereve por e keqja e vetes. Shumica absolute e personave qe hyjne ne te jane te paintegrueshem dhe ne te ardhme do sjelle vetem permbysjen e raporteve etnike ne favor te myslymaneve te pagdhendur!

  • Ky stan kete bulmet ka. Ritja e gersheres te pasurise eshte problem nderkombetar pa punesia dhe varferia po ashtu.Prandaj sipas eres qe fryn mut ka per te rene.

  • Sa me shume bie sasia e produktit perballe kerkeses qe ka shoqeria e sotme, aq me shume ritet kostoja e jetes e aq me shume gardhe ngrihen. Gorbacovi dhe sot e ksaj dite mburret se hoqi murin. Po vertet ai hoqi murin qe ndante sistemin privat nga ai shoqeror, por me sa duket ai nuk kishte dijeni se ne anen tjeter kishte aq shume gardhe,qe te terra se bashku ,e kalonin volumin e murit te Berlinit ne miliona here. Fakti qe une per te kaluar murin e Berlinit mu deshen disa minuta dhe per te kaluar gardhet mu deshe nje dite e tere per te dale ne qytete, nuk do shume komente. Po pse nuk shkojne sot gardhet. Ne Globalizmin e sotem kufijte nuk jane te mireprtur ndersa ne levizjen e qytetarve kekohen “gardhe”. Po keshtu ne ndarjen e produktit. Por ne aktualitetin e diteve tona ,nje pjese e vogel ka te drejten e ngritjes se gardheve. Qe do te thote se ne privtizimin e planeti tone, jo te gjithe kemi te drejte te vendosim gardhe. Pikerishte kete momente Gorbocovi nuk e kishte “parashikuar”. Pra siç shihet pjesa dermuese e shoqerise, nuk eshte bashke pronare ne planetin ku lindi e ritet. Ne kohet qe po vine, individi nuk ka me vende as per nje cope toke 2m katror, per shkuar ne ate bote, ku thuhet se nuk ka gardhe. Po autori i shkrimit te mos shqetesohet shume, se nje gardhe shume me i madhe ne permasa po vjene me shpejtesi, qe do te ndaje lindjen nga perendimi. Eshte muri qe do ndaj ekonomine iformale qe ka lulzuar sote ne disa vende ish komuniste. Aty ku pushtetin e kane oligarket e rinje qe nuk e duan socialkapitalizmin si metodologji.

  • *****Kjo eshte raliteti I kapitalizmit sot. Imperjalizmi eshte nje plage per vete dhe per popujt e vendet e tjera te botes trete qe I grabit I zhvat I varferon ,tani imperjalizmi ,kerkon te ja hedhi fajne inflacionit,dhe krizes ekonomike qe ka mberthyer boten kapitaliste dhe vendet prodhuese te naftes vendeve te varfera ,por raliteti qendron ndryshe,jo vetem se nafta blihehej me qmime qesharake p.sh.(1.8 $ per fuqia )ne vitin 1947 dhe sot ajo eshte rritur deri 150 % fuqia ne vendet e B.E-se e SH.B.A ata i rrisnin çmimet ne menyre marramendese ne vitin 2015 rritja e qmimeve arrin 350%.Vendet e varfera blinin tek vendet e zhvilluara me vitin 1973 nje ton grure me 72$,ne vitin 1974 kushtonte 223$ shikoni çfar spektakli dhe shfrytzimi,po keshtu luanin harushe duke u rritur çmimet te plehrave kimike me dy dhe tre fishin,po keshtu çmimet e çlikut,te çimentos ,te traktoret u shtrenjtuan,makinat u trefishuan,prodhimet petrokimike jane kater fishuar ne tregti me vendet ne zhvillim.Çmimet e lendve te para te eksportuara nga vendet ne zhvillim (te prapmbetura )Vendet e pasura te B.E-se dhe imprjaliste i blejne 4 here me te ulta 10 vjeçarin e fundit ne afrike dhe ballkan duke I varferuar e shfrytzuar . ilaçet mjeksore shiten ne vendet e varfera ne stratofere 8-20 – here me shume .Kurse prodhimet e gatshme qe shesin vendeve ne zhvillim ,u a shesi deri 65%me shume , nje diference fitimi marramendes.Humbjet qe kane pesuar vendet ne zhvillim nga shkembimi I pabarabart I vlerave te mallrave me vendet e zhvilluara te B.E-se jane te mdha I ka varferuar I ka lene ne mjerim. Kjo eshte grabitje nga kapitalistet e sotem.prandaj vendet e B.E-se sot duhet tu pergjigjen vales se refugjatve qe vijne nga vendet e varfera dhe ne zhvillim ,dhe jo tu mbyllin deren.Kjo eshte krim.Keshtu kapitalizmi do ti kete ditet te shkurtra.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • EUROPA ME KEQ DO TA GJEJE. AJO JA FUTI VETES, POR ME SHUME JA FUTI AMERIKA.
    ME MIRE SE ME KEDO, CDO SHTETE DUHET TA KETE ME FQININ E VETE. KJO EUROPES I MUNGONE…. ZONJA E HEKURT PE NGRE MURE TE HEKURTA………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *