Exit-Polli i orës 12 i “Gallup”: Kryeson PS, LSI del përpara PD-së?

DITA Online

 

Disa portale kane publikuar rezultatet e para nga Exit-Poll, duke cituar kompanine “Gallup”, sipas të dhënave të mbledhura deri në orën 12.00, në rang vendi, për zgjedhjet parlamentare që sot po mbahen në Shqipëri.

Ky Exit-Poll, i cili do t’i japë rezultatet në njërin prej televizioneve shqiptare menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimeve, sipas të dhënave të deritanishme, nxjerr në vend të parë Partinë Socialiste, ndërkohë që tregon një garë të ashpër për vend të dytë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike – shkruan portali albania.com

Sipas këtij Exit-Poll, i cili vlen të theksohet se tregon vetëm projeksionet, PS merr 53 mandate, LSI 43, PD 40, PDIU 3 dhe LIBRA 1 – thekson ky portal.

I pyetur per vertetesine e ketyre informacioneve, nje perfaqesues i Gallup tha për DITA se nuk lejohet publikimi i Exit Poll-eve perpara mbylljes se qendrave te votimit.

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin tonë, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për Parlamentin e ardhshëm. Në total, garojnë 2666 kandidatë.

Procesi po vëzhgohet nga mbi 5 mijë vëzhgues, përfshirë edhe vëzhguesit afatshkurtër të misioneve diplomatike në vend.

Share This Article
9 Comments
  • Me vjen keq por kjo eshte nje shkelje e ligjit , pasi ndalohen te reklamohen dhe te botohen exit poll-e para mbylljes se votimit .. Besoj se gazeta e nderuar Dita , nuk duhet ta beje nje gje te tille .., ndaj ju bej thirrje miqesore ta lergoni sa nuk eshte vone kete lajm . ! Respekte !

  • Nuk lejohet publikimi para ores 19.00, por ju i publikoni nga gezimi per LSI, pavaresish se nuk jane te dhena zyrtare.

  • Gazeta Dita , nuk e fsheh dot qendrimin e nje anshem , pro LSI-se , parti hajdutesh qe paguajne rende me parate e grabitura ketij populli .

  • C’ jane keto parashikime. Kush i beson keto. Ju te dites ju interson qe Meta te marre 40 mandate! Shihni enderra

  • Mashtrime te hapura kriminale! Si gallofi edhe gazeta shkelin ligjin dhe mashtrojne opinionin sepse keto te dhena nuk jane te bazuara ne asnje te dhene konkrete.
    Ku e di ky gallofi se per cilen parti kane votuar shqiptaret kur nuk jane mbyllur votimet?

  • Organizatoret e Gallupit dhe botuedi i Dita-s duhet tekallzohen penalisht per mashtrim te opinionit publik.

  • Keto rezultate paraprake jane edhe konform parashikimeve te qytetareve, prandaj militarucave te dites s’u mbetet gje tjeter vecse t’i vene gojes nje shuk te madh letre, te ulin kryt dhe te heshtin.

    PiSi, ashtu sic parashikohej, do marre deri ne mbremje akoma me shume shuplaka popullore, dhe kjo eshte KARTONI I KUQ per politiken “as mish as peshk” qe beri gjate gjithe mandatit.

    Donit dhe 71 mandate pa le. Yyyyyyy spurdhjaker. 😉

  • O Gallup ke per te dale Kallup.LSI do te shkoje per Lesh .Mbahuni bre Burra Leshi se nuk vonon Sahati qe te bjere per FUNDIN TUAJ.Boll me Hajdutet ne Pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *