F1, Nico Rosberg fiton në Brazil dhe siguron vendin e dytë në renditje

Dita

Rosberg është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit, duke arritur finish para kampionit të botës, Hamilton, ndërsa ka siguruar edhe vendin e nënkampionit.

Në vendin e dytë në këtë garë u rendit Hamilton. Edhe pse i treti, Vettel tashmë ka humbur edhe mundësinë për të arritur vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Menjëherë pas gjermanit të Ferrarit në këtë garë u rendit piloti tjetër i “kokëkuqes”, Raikkonen.

Kjo ishte gara e parafundit për këtë sezon në Formula 1, ndërsa kampionati do të mbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dhabit më 29 Nëntor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *