F1, Rosberg fiton edhe Çmimin e Madh të Bahreinit

Dita

Nico Rosberg, piloti i Mercedes, arriti të fitojë edhe Çmimin e Madh të Bahreinit, duke arritur i pari në finish. Një vazhdim fantastik i sezonit 2016 për gjermanin e Mercedes, i cili përfitoi nga gabimi i Hamilton në start dhe u shkëput që në fillim. Menjëherë pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Raikkonen, ndërsa vetëm vendi i tretë për kampionin Hamilton.

Raikkonen, i cili u nis nga vendi i katërt arriti të rikuperojë dy pozicione, duke përfunduar në finish menjëherë pas pilotit të Mercedes. Një garë mjaft e mirë për pilotin e Ferrarit, ndërsa Vettel dogji motorin ende pa nisur gara.

Nisje e keqe për Hamiltonin në Çmimin e Madh të Bahreinit. Britaniku u përplas nga Bottas në kthesën e parë, duke përfunduar në vendin e 8. Megjithatë, kampioni i botës arriti të rikuperojë vende, falë edhe strategjisë me “pit stop”-et, duke u ngjitur në podium.

Në vendin e katërt në garën e dytë të Botërorit të Formula 1 u rendit piloti i Red Bull Daniel Ricciardo, ndërsa pas tij mbërriti në finish Romain Grosjean me Haas.

Gara e javës do të jetë pas dy javësh me Çmimin e Madh të Kinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *