F1, Suzuka, Hamilton merr fitoren, frikë për Bianchi

redaktor

Ka përfunduar përpara kohe gara për Çmimin e Madh të Japonisë, të zhvilluar këtë fundjavë në pistën e Suzukas, ku janë zhvilluar vetëm 47 xhiro.

Një garë, e cila është vënë në diskutim që në momentet e para të nisjes së saj, pasi ende nuk dihej nëse do të garohej apo jo nën kushtet e vështira të motit, i cili premtonte reshje të dendura madje edhe tajfun.

2 xhirot e para u zhvilluan nën udhëheqjen e “Safety Car”, e më pas gara u ndërpre për pak kohë, për të rifilluar pas rreth 20 minutash deri në momentin e xhiros së 47 (3 të fundit nën regjimin e Safety Car). Në këtë moment, Hamilton mbante kryesimin e garës, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, ndërsa më pas vinin dyshja e “Red Bullit” Vettel-Ricciardo.

Por, ajo që është më e rëndësishme, është incidenti që mund të ketë ndodhur në një kthesë mes Jules Bianchi dhe makinës së Adrian Sutil, që po largohej nga pista pas një aksidenti, pas të cilit frika ka pushtuar botën e Formula 1 mbi fatin e pilotit të Marussias. Drejtuesit e garës thonë të mos spekulohet me informacionet, por raportimet e fundit flasin për një transport të tij me ambulancë në një spital, pasi dyshohet të ketë humbur ndienjat./tch

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *