F1, Vettel skualifikohet për një litër karburant, Ferrari ngjitet në podium disa orë pas garës

entela

Në hotelin ku po qëndronte në Budapest, disa orë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Hungarisë në F1, Carlos Sainz i Ferrarit “u ngjit” në podium.

Piloti spanjoll u rendit i treti pasi FIA vendosi që të skualifikojë Sebastian Vettel, i cili kishte bërë një garë të shkëlqyer, duke e përfunduar në vend të dytë. Arsyeja e skualifikimit të gjermanit që garon për Aston Martin ishte mungesa e një litri karburant në makinë, që duhet pas garës në mënyrë që makinës t’i bëhen testimet e nevojshme.

Për Sainz, ky është podiumi i dytë në karrierë me Ferrarin, pas atij të fituar në Monako, ndërkohë që nis pushimet e verës duke qenë 3 pikë në avantazh ndaj shokut të tij të ekipit, Charles Leclerc.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *