Fabio Capello largohet nga kombetarja ruse

Dita

Divorci tashmë është zyrtar. Fabio Capello nuk është më trajneri i Rusisë. Federata Ruse konfirmoi ndarjen e rrugëve me trajnerin italian.

Zgjidhjen konsensuale të kontratës që duhej të skadonte në 2018. U mbyll në këtë mënyrë një raport që kishte nisur që në 2012 dhe që kishte një projekt që zgjaste deri për Botërorin e rradhës që zhvillohet pikërisht në Rusi. Trajneri realizoi misionin e tij të parë, atë për të kualifikuar skuadrën e tij në Brazil 2014, por aty përjetoi një eksperiencë zhgënjyese me Rusinë që u eliminua që në fazën e grupeve.

Aty filloi edhe krisja e raportit mes palëve ku patën një ndikim të madh edhe vonesat në shlyerjen e pagës së trajnerit deri në ndërhyrjen e manjatit Usmanov.

I blinduar nga një rinovim deri në 2018, Capello u konfirmua në këtë mënyrë për fushatën kualifikuese për në Euro 2016 por disfata e fillimit të Qershorit kundër Austrisë që e ktheu në një malore rrugën e Rusisë drejt Europian, bëri që situata të precipotonte deri në ndarjen përfundimtare mes Capellos dhe Rusisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *