Trajneri i të rinjve të Juventus Fabio Grosso është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i ekipit që aktualisht në Serie B, Bari. Fituesi i Kupës së Botës 2006 u dha fund futbollit të luajtur në 2012 dhe kishte që prej vitit 2013 që punonte në akademinë e Juve-s.
Ai ishte asistenti i trajnerit të U19, më pas u bë trajneri i asaj grupmoshe përpara se të bëhej trajneri i ekipit Primavera në 2015.
Bari zyrtarizoi marrëveshjen e 39-vjeçarin Grosso gjatë mbrëmjes së martë, dhe ai do të prezantohet te mediat gjatë javës së ardhshme. Ai do të zëvendësojë Stefano Colantuono në stadiumin “San Nicola”.
