Ministria e Arsimit ka bërë dje publik një kategorizim në tri plane të disa universiteteve private në vendin tonë, duke klasifikuar universitetet që u duhet hequr licenca, universitetet të cilat duhen pezulluar dhe ato që duhen “korrektuar”. Pritet që këtë listë, ministria t’ia propozojë zyrtarisht për miratim qeverisë që më pas kategorizimi të marrë fuqi ekzekutive dhe të aplikohet.
Nëse shikon listën e universiteteve, sidomos atyre që janë propozuar për heqje të licencës, atëherë bëhet e qartë se qeveria ka bërë një ndërhyrje jo thjesht administrative, por strategjike në një ndër sektorët dhe fushat më delikate në Shqipëri. Bëhet fjalë për një sistem të instaluar sidomos dekadën e fundit, ku diplomat u kthyen në plaçkë, mjaftoje të paguaje dhe siguroje një copë letër që të bënte doktor, profesor, jurist, ekonomist e gjithëçfarëlloj gjëje.
Në thelb ishte thjesht një copë letër, por ja që cilësohej si letër me vlerë, me të cilën edhe mund të bëheshe drejtor, apo përgjegjës, apo larg qoftë… kryetar Bashkie e në mos ministër. Ishte një sistem fiktiv që certifikonte paaftësinë dhe u jepte ‘pasaportën’ për karrierë të gjithë të paaftëve që gëlojnë në këtë Shqipëri informale dhe kaq problematike të dy dekadave të fundit. Ky sistem ishte kthyer në maternitetin që garantonte prodhimin flagrant dhe të pandalshëm të certifikimit të leshkove, që më pas ata të kishin një copë letër formale që u hapte rrugën për kushedi se ku.
Nga ana tjetër ishte një sistem që u konsolidua dhe që trazoi keq ujërat dhe u preu krahët shumë studentëve të përgatitur që notat i kishin arritur me zotësinë e tyre. I pari nuk merrte vesh të dytin, me master dhe doktorant ishte dhe i afti, por me master dhe doktorant ishte dhe ai që nuk kishte përfunduar dot gjimnazin. Në këtë zallamahi, në këtë kontekst, lëvizja e qeverisë ka një rëndësi të dorës së parë, është ndoshta ndërhyrja më serioze, më e rëndësishme dhe më e përgjegjshme e ndërmarrë që prej 23 Qershorit.
Ndaj dhe ky hap fillestar nuk mbetet tjetër veçse për t’u inkurajuar dhe monitoruar deri në aplikimin e tij deri në fund. Fabrikat e leshkove nuk i duhen kurrkujt, boll leshko kemi në administratë, gjykata, pushtet lokal, etj. Të paktën hapi i parë duket se po hidhet, po mbyllen maternitetet e leshkove. Sa u takon leshkove tashmë të certifikuar, sigurisht që ky është problem po aq serioz, por le të jetë në zgjidhjen e një hapi të dytë. Punët e mira bëhen avash avash, thotë populli.
***
Nuk plotësonin kriteret, mbyllen 26 universitete, 13 tjera pezullohen
Nga Pranvera Kola
Dhjetëra institucione të arsimit të lartë privat janë shndërruar në “fabrika diplomash”, duke mos plotësuar asnjë kriter ligjor për lëshimin e tyre. Por, pavarësisht këtij fakti, këto universitete kanë vijuar punën e tyre “qetësisht”, pa u penguar prej vitesh nga kontrollet që ligjërisht duhej të zhvilloheshin çdo vit nga Ministria e Arsimit. Janë këto gjetjet e raportit të inspektimit që ka zbardhur gjatë ditës së djeshme Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me inspektimin e ligjshmërisë së 59 institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë. I pari i këtij lloj gjatë këtyre 20 viteve, raporti për ligjshmërinë e strukturave universitare që kanë mbirë si kërpudhat gjatë viteve të fundit, nxjerr në pah të dhëna drithëruese sa i takon cilësisë së diplomave të lëshuara nga universitetet shqiptare, qofshin këto publike apo private. Për dhjetëra prej tyre është kërkuar mbyllja. Konkretisht bëhet fjalë për strukturat private, të cilat kanë gërryer cilësinë akademike me shndërrimin e universiteteve në “fabrikë diplomash” të pakontrolluara, e që kanë kapërcyer edhe kufijtë duke na prezantuar si një vend skandalesh. Kjo pasi, universitetet shqiptare “konfirmojnë” diplomime të shtetasve të huaj “me nivel të lartë inteligjence”, edhe pse për asnjë ditë nuk kanë shkelur në territorin shqiptar, ku dhe ndodhet universiteti në të cilin janë diplomuar. Pas verifikimit të dosjeve të mbledhura në çdo strukturë të arsimit të lartë (mbi kriteret e licencimit dhe funksionimit), MAS ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të mbyllë 18 struktura universitare private, për 13 prej tyre është kërkuar pezullimi i aktivitetit, si dhe për 13 të tjera është pohuar se përmbushin kriteret ligjore për të funksionuar, por që duhet të bëjnë disa përmirësime. Sa i takon sistemit të universiteteve publike, MAS ka vendosur që të zbusë efektet “gangrenë”, të cilësisë duke propozuar mbylljen e Akademisë së Arteve në Shkodër dhe 6 filialeve të universiteteve të tjera publike në rrethe. Detajet e plota në lidhje me universitetet që do të mbyllen, si dhe ato që do të qëndrojnë të hapura i gjeni bashkangjitur shkrimit. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar se nuk do të cenohen diplomat e lëshuara nga këto struktura që do të mbyllen. Ndërkohë që studentët që janë aktualisht në proces studimi do të transferohen drejt strukturave të tjera private apo publike për të përfunduar ciklin e studimit. Gjatë publikimit të pasqyrës ligjore të arsimit të lartë kryeministri Edi Ramaka theksuar se kontrolli i realizuar nga Ministria e Arsimit është fokusuar vetëm tek përmbushja e kritereve ligjore, çka ka treguar kalbëzimin e sistemit arsimor.
Akreditimi i cilësisë
Sipas ministres Nikolla ky verifikim ishte hapi i parë i një kërkese nga Agjencia Britanike që do të vijojë në muajin dhjetor inspektimet e radhës sa i takon cilësisë së diplomave të lëshuara nga këto universitete. Proces ky, që do të përmbyllet me akreditimin e universiteteve. Ministrja Nikolla konfirmoi se Agjencia Britanike vjen për të verifikuar standardin evropian të vlerësimit të studentëve, e jo për të gjetur institucionet që nuk kanë fare regjistër studentësh, apo që thonë se gjatë transportit nga një godinë në tjetrën nga kamioni ra i tërë dokumentacioni, apo se e dogjëm dokumentacionin me urdhër të këtij apo atij dekani. “Kjo është detyra jonë dhe turpi i atyre që e kanë bërë dhe lejuar një situatë të tillë, për të cilën do të përgjigjen sigurisht. Agjencia Britanike vjen për të verifikuar cilësinë e programeve dhe kurrikulave dhe jo për të gjetur se si studentët transferohen nga privati te publiku jashtë çdo kriteri, se si pranohen studentët me dëftesa false të shkollës mesme, se si shiten diplomat, se si madje mund të marrësh diplomë edhe pa mbaruar as shkollën e mesme, se si sot në Shqipërinë kandidate për në BE, në institucionet e arsimit të lartë private ka studentë që paguajnë tarifat e studimit në klering me lopë, dru, zhavorr, oriz, etj. Po, kemi gjetur dokumente pagesash me klering”, ka deklaruar Nikolla.
Lista e universiteteve që do mbyllen, pezullohen dhe që janë të ligjshme
Rekomandime për përmirësimin e kritereve
- “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
- Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
- IPAL, Shkolla e Lartë “Nehemia”
- SHLP, “Tirana Business University”
- SHLUJ, “Luarasi”
- SHLUJ , “Marubi”
- SHLUJ, Universiteti “Marin Barleti”
- SHLUJ, Universiteti i “Neë Yorkut”, Tiranë
- SHPAL, Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Universiteti “Epoka”
- Universiteti “Polis”
- Universiteti “Europian i Tiranës”
- Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Pezullim i aktivitetit
- “Akademia Profesionale e Biznesit”
- IPAL, “ISSAT”
- Kolegji Profesional, “Ivoclar Vivadent &Partners”
- Kolegji Profesional privat, “Neë Generation”
- ShLAP, “Pavarësia” Vlorë
- SHLP, “Hëna e plotë” (Bedër)
- SHLP, “Logos”
- SHLUJ, “Justicia”
- ShLUJ, “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
- SHLUP, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
- SHLUP, “Ëisdom University”
- Universiteti “Aldent”
- Universiteti privat “Albanian University”
Heqje license
- “Akademia e Studimeve të Aplikuara”, Durrës
- “Akademia Pedagogjike”, Tiranë
- IALP, Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
- IALP, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
- IP, “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
- IPAL, “Kolegji profesional i sporteve”, Fier
- IPAL, Shkolla e Lartë “Illyria”
- Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
- Kolegjet Profesionale private “Medicom”
- Shkolla e Lartë Private e Edukimit
- SHLP, “Universiteti Elite”
- SHLP, “Universiteti Planetar i Tiranës”
- SHLUJ, “Justiniani I”
- SHLUJ, “Medikadent”
- SHLUJ, “Universiteti Kristal”
- SHLUP, “Vitrina”
- SHPAL, “Gjon Buzuku”, Shkodër
- “Akademia e Ndërtimit”, Tiranë
Masat për Universitetet Publike
Propozim për mbyllje
- Akademia e Arteve Shkodër
Propozim për mbyllje të Filialeve
- Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
- Filiali Sarandë, Universiteti i Tiranës
- Filiali Peshkopi, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
- Filiali Pogradec, Universiteti i Korçës
- Filiali Lushnjë, Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Është propozuar reduktim i kuotave për disa programe studimi, si dhe pezullim i pranimeve në ciklin e parë të studimeve
Arsimi i lartë privat prodhon mbi 40 milion euro
Sipas të dhënave të INSTAT rreth 26 mijë është numri i studentëve që “ndëshkohen” prej vendimit që pritet të marrë Qeveria Shqiptare me mbylljen dhe pezullimin e institucioneve të arsimit të lartë privat që janë konstatuar me shkelje. Referuar tarifave të përcaktuara për studimet, këto struktura universitare prodhonin një biznes prej rreth 40 milionë eurosh (duke llogaritur një tarifë mesatare shkollimi prej 1500 euro për student). Ndërkohë që në total biznesi i universiteteve private llogaritet në qarkullojë rreth 50-55 milionë euro në vit (rreth 35 mijë studentë shumëzim 1500 euro/student).
Po sipas këtyre të dhënave rreth 16 mijë studentë që ishin të regjistruar në universitetet për të cilat qeveria ka vendosur mbyllje aktiviteti, ku më kryesorët janë Universiteti Kristal dhe Vitrina, me përkatësisht 7800 dhe 5000 studentë (të dhënat për pranimet e vitit akademik 2011-2012). Ndërsa numri i studentëve në universitetet që janë propozuar për pezullim është rreth 10 mijë, ku më kryesori është “Albanian University” (ish UFO), me rreth 7500 studentë.
Heqje licence
Për 18 institucione të arsimit të lartë privat MAS ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të tyre, pasi nuk plotësonin asnjë kriter ligjor për të funksionuar. Këto struktura do të mbyllen, ndërsa të gjithë studentët ekzistues që vijojnë studimet pranë tyre do të merren përsipër nga shteti, ku sipas një plani të caktuar do të bëhet edhe adresimi i tyre për mbylljen e ciklit të studimeve në universitetet publike apo private, për të njëjtin profil, bazuar në kreditet që kanë marrë dhe bazuar në të gjithë dokumentacionin që zotërojnë, për të vazhduar normalisht studimet e tyre, si dhe për të mos lejuar që investimi i tyre të humbasë.
Pezullim aktiviteti
Për 13 struktura të tjera të arsimit të lartë privat, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të tyre, çka do të thotë se këto universitete nuk do të lejohen të bëjnë më regjistrime të reja studentësh gjatë vitit të ri akademik 2014-2015. Këtyre institucioneve të arsimit të lartë u ndalohet që të marrin studentë në vitet e para, sepse nuk përmbushin kriteret ligjore. Ndërkohë që për studentët që janë në proces nuk do të ketë zhvlerësim diplomash. Në varësi të përmirësimeve që do të duhet të bëjnë këto institucione studentët do të vijojnë ndjekjen e programeve deri në mbylljen e ciklit të studimeve pranë këtyre universiteteve.
Universitetet private të ligjshme
Kontrollet e kryera nga inspektorët e arsimit kanë faktuar se 13 janë institucionet e arsimit të lartë privat që plotësojnë kriteret ligjore për të vijuar ushtrimin e aktivitetit, çka do të thotë se ato do të vijojnë të pranojnë studentë të rinj në të gjitha ciklet e studimit. Për këto universitete janë lënë një sërë detyrash dhe rekomandimesh për përmirësim. Në tabelat bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të dhënat konkrete në lidhje me të gjitha institucionet e arsimit të lartë, për të cilat është kërkuar që të mbyllen, që të pezullohen, si dhe ato universitete që do të lejohen të marrin studentë të rinj.
Çdo bëhet me diplomat e marra në privat?
“Sqarojmë opinionin publik për sigurinë juridike. Pra, asnjë vendim sot, e në vijim nuk cenon diplomat e marra në sistem, sigurisht nuk do të pranohen diploma që rezultojnë të blera. Asnjë student të mos ndihet keq nga kjo ndërhyrje. Edhe pse ligji parashikon se është institucioni privat që garanton, ne do ta tejkalojmë ligjin. E kemi të qartë planin e punës për përballimin e situatës. Grupi i administrimit të kësaj situate do të verifikojë emër për emër dosjen e çdo studenti që paraqitet për ndihmë, duke ndjekur sistemimin e tij në bazë të vërtetësisë së dokumenteve dhe krediteve të marra. Procedurat dhe afatet do të prezantohen në faqen online të MAS-it”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Per te gjith ata qe kane marre nga nje diplome para 90tes e dine sa e lehte ka qene, sikurse nje enderr per tu regjisruar ne UNIVERSITETIN SHTETEROR TE TIRANES .
POR QE ISHIN DHE JANE TE RRRALE ATA QE HYJNE E DQLIN ME DIPLOME NGA ANDEJ.
Kjo qe po ndodh keto vite eshte sa e dhimbeshme aqe e turpeshme por mbi te gjitha fyese per TRURIN.
Ky eshte nje nga vendimet me te rendesishme te ketij ekipi qeveritar,dhe nuk duhet te ndalet deri sa te dime se kush duhet te jete ne krye te te gjitha aseteve drejtuese te vendit ,intelektualet e mirefillte apo gomere me kollaro te dipllomuar, me doktorature me nje barre dru te vjedhura.
Bravo EDI !
Vetem shiko pak edhe ceshtjen “Fullani” , mos e lere ne heshtje sepse jeni zotuar per Rilindje kombetare ! Me Fullani makut-hajdutin nuk mund te kete rilindje!
Ju falenderoj Qeveri.Eshte pa dyshim veprimi me i rendesishem Juai qe nga 23 Qershori.Nese do te arrini ta permbushni me sukses kete reforme,do te ngeleni ne librin e nderit te historise se intelektualizmit Shqiptar.Ju lutem beni kujdes dhe me ato dhjetra tituj akademike te pa merituar te disa pseudo personzheve, te cilet me to krekosen e drejtojne institucione edhe edukimi,pavaresisht se jane medioker e sharlatane.
po universitetin e cacit nuk dime a e mbylli, cac bananja profesor i madh ekonomise se xhepit te vete se ekonomine ne kohen e tije domethene te nanos e shkelqeu fare,hapi dhe universitet si hajdut qe eshte tani jep edhe leksione se si behet ekonomi, cudi se permend njeri kte figure ekonomike ne leter