Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Taksidari! Ky është tipi i nëpunësit pa shpirt, regjimet në vite e kanë pasur shkop thane për të goditur kokën e tjetrit, kryesisht ndaj atyre që besojnë se mund t’ia dalin me punë të ndershme. Këto regjime jo se nuk duan të mbledhin taksa në të pasur, por s’ua marrin dot se shtetin e kanë të dobët, nëpunësit ia korrupton kapitali. Me të kamurin bëhet jo vetëm avokati, por edhe ligji, gjyqtari e prokurori, kjo nuk ndodh me të vobektin. Tregojnë se dy taksidarë shkuan në një fshat te një banor për t’i marrë taksën. Njëri hyri brenda në shtëpi e i foli shokut se s’kishte ç’të merrte, fshatari paskësh vetëm një dhi. Merr dhinë, urdhëroi taksambledhësi kryesor, e ja mori vërtet. Kur dëgjon aferat e CEZ-it (vjedhjen këta e quajnë aferë) e kur punëtorit në ndërtim apo atij që ka një tezgë me mall i thua hajdut, kupton se poshtërsitë në këtë vend s’kanë fund. Nga Xhevdet Cora.
