U futa në një rrugë me rrape të mëdhenj dhe, tek po ecja përgjatë trotuarit, pashë në oborrin e gjerë, që shtrihej përpara zyrave të një institucioni europian, një gomar, që kulloste i kënaqur mes një bari të bukur dhe të paqtë si ai i manastireve. Lëvizte ngapak veshët e gjatë, hante me ngè dhe shije të veçantë kullotën europiane (që, gjithsesi, përfshihej brenda kufijve juridikë shqiptarë) dhe drita e tepërt e mesditës ia praronte trupin e shëndetshëm, të pavrarë dhe të pashëmtuar nga samari dhe barrët. Ah, ah! një gomar në një mjedis zyrtar europian, ku hynin e dilnin tërë ditën e ditës lloj-lloj personalitetesh nga i gjithë kontinenti. Sa do të desha ta dija: a bëhej ndokush kureshtar, kur zbriste nga automobili i tij luksoz, për të parë gomarin mes parcelës së blertë? A ndalej një çast dhe, a meditonte? Unë për veten time, unë shqiptari, pra, ndala. Ndala dhe, siç po e shihni, fillova edhe të meditoj…
Kulloste gomari, por, kuptohej lehtësisht që ishte i ngopur. Dhe sa i pastër! I ndriste qimja tej e tej njëlloj si flokët e lyer me xhel. Ngrinte lart kokën e rëndë, sa herë donte të pushonte së ngrëni dhe, nuk pallte. Madje, nuk besoj të kishte pallur ndonjëherë aty, poshtë dritareve të atyre zyrave. Shihte me ca sy të butë prej shenjtori vetmitar dhe çapitej ngadalë nëpër bar.
Kush ka propozuar fantazisht për të vendosur një gomar në sfond të zyrave europiane? Mos ndoshta vetë shefi i institucionit? Nëse ishte vërtet kështu, atëherë, çfarë përfaqësonte për atë ky hajvan i përhershëm, (keni harruar që s’quhen vetëm njerëzit “hajvanë”?) për të cilin, ndoshta paguanin edhe ndonjë kuadër, (po, kuadër) që të kujdesej me përkushtim? Si? Por në Europën klasike, që tashmë është në apogje të zhvillimit industrial dhe kulturor, askush nuk të fyen duke të quajtur gomar. Kështu, ka shumë mundësi që, shefi i institucionit prestigjioz ta ketë gomarin kafshën e tij të preferuar dhe, ndonjë ditë, që do të ketë qëlluar me humor të mirë, ka dhënë urdhër t’ia blejnë një dhe, ta lëshojnë të lirë në barin që gjer atëherë shkonte dëm. Por gomarët nuk para preferohen nga vendasit (shqiptarët), mund t’i ketë pëshpëritur në vesh ndonjë këshilltar i devotshëm. Gomarët? Sa çudi! Po gomari është kafshë e hijshme, është kafshë e zgjuar, madje dhe fisnike. Por ç’po themi, i harruat afresket, që shfaqin lindjen e Krishtit? Te të gjitha: pa përjashtim ndodhet gomari i bindur dhe i nevojshëm. Po emblema e asaj partisë së famshme amerikane, a s’është gomari? Po nëse e nisni karrierën tuaj përmes një terreni të minuar, a nuk do t’ju lypsej një gomar, për t’ia dalë mbanë?
Blini një gomar dhe, caktoni një njeri të aftë që të merret me të…
Kështu? Apo ndoshta ai qilim i gjelbër bari, me atë gomarin në mes, ishte për ndonjërin një ekzotikë tipike shqiptare? Një Shqipëri në miniaturë? Por, a s’e dinë ata të institucionit se Shqipëria kohët e fundit ka ndryshuar aq shumë sa nuk njihet më? A, por Shqipëria nuk është Tirana. Gaboheni; Tirana është pikërisht Shqipëria, e mbushur përplot makina xixëlluese dhe pallate të ngjeshur, mes të cilëve ndihesh sikur ke humbur gravitetin…
Por nostalgjikëve të Europës, emisarëve të saj politikë dhe ekonomikë, që vijnë me tepricë te ne, iu pëlqen një tjetër Shqipëri. Madje, gjithmonë u ka pëlqyer një tjetër Shqipëri nga ajo që shohin. U pëlqen ashtu siç përkufizohet dhe përshkruhet në të tëra enciklopeditë: me ritin e gjakmarrjes, si inerci e luftërave të përhershme, të zhvilluara gjithë romantizëm, me fshatra idilikë primitivë, në të cilët këndon këndesi dhe rrëmihet toka me parmendë druri, e tërhequr edhe nga gomarë (!)
Por institucioni, fundi i fundit, është një përfaqësi europiane; jo shqiptare. Po e rikujtojmë këtë fakt, sepse, mesa duket, po ju shkon mendja të kërkoni një kalë në vend të gomarit të pafajshëm. Por gomari tashmë, nuk është vetëm një kafshë shtëpiake, ndërkohë ai mund të konsiderohet një kafshë urbane dhe pse jo, edhe një kafshëz afeksioni, njëlloj si edhe qeni, apo macja…
Ika nga gomari, duke u ngërdheshur me hamendësimet e mia, por, o Zot! mos ler gjë pa parë në këtë botë…
Pas disa ditësh munda të pyes një nga shqiptarët që punonte në atë institucion se, si qëndronte puna me atë gomarin episodik.
Sa shumë e paske vrarë mendjen edhe ti, më qortoi teatralisht bashkatdhetari im praktik. Një ditë prej ditësh, ai gomari i ngratë kishte humbur të zonë dhe, duke rendur i trembur dhe i çoroditur nëpër rrugë, ngaqë e ndiqnin pas kalamajtë, duke e qëlluar me gurë, gjen portën tonë të madhe hapur dhe hyn. Hyn dhe fillon menjëherë të hajë bar. Meqë askush nuk i tha gjë, më fal, nuk e shporri me dru përjashta, ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të kullosë mbarë e prapë barin europian. Po i zoti? I zoti s’i doli e s’i doli…

Sot me duket se me mire te jesh gomar sesa shqiptar. Pse jo ,per ti pelqyer europes ,nje shqiptar gomar!?. Po ty pyesim ,ne parlamentin e gomereve shqiptare,cili eshte gomari me me karriere,ai qe i ka pelqyer europes besoj.
O Zot, po kjo eshte te rrahesh uje ne havan mor zoteri gazetar. C’dreqin te kapi me gomarin or ti, apo tu duk si vellaj binjak qe ia vodhen nenes ne lindje? Te thirri gjaku? Anglishtja ka nje term, “word salad”, qe ne nje perkthim fjale per fjale do te jepte “sallate fjalesh”. Sallaten e fjaleve zakonisht e prodhon nje individ qe per nje arsye ose nje tjeter fillon e humbet vetedijesimin dhe kontaktin me realitetin, per pasoje fillon leshon fjale qe nuk kane ndonje kuptim te drejtperdrejte, madje as kuptime metaforike apo metonimike. Zoti te ruajte or Kosta.
Bravo Kosta Kolonja ( Dhamo! Kuptimi i fabulës tuaj është aq i bukur dhe kuptimplotë,- “Institucionet Europiane kullosin gomarët shqiptarë dhe s’duan t’ja dinë për shqiptarët”! Kolonjar i zgjuar si të gjithë kolonjarët! Nderime!
Jam ne dyshim zoti Zaimi, sa perqind e hajvaneve te parlamentit, jane ne gjendje te kuptojne shpotine therrese te fabules, qe ka servirur sot, pena e ndritur e zotit Dhamo.
Po te kishim nje 10%, qe e kuptojne kete ironi te holle, atehere do te kisha shprese, se mund te behemi, ata qe kemi enderruar.
Horro? Janë shumë të zgjuar këta kolonjarët! Gallofin e ndoqën deri në ” Qafën e Qarrit” për një kokërr misër ndërsa Gomarin po e ndjekin deri në dyert e Evropës për një dorë bar! Po i shave Kostës Kolonjën fillon lufta e tretë botërore!
Horr Merkel? Faleminderit për besnikërinë! Por ju ftoj të bëni kujdes nga Kosta sepse siç thotë me të drejtë “Komshiu” po i shave Kolonjën filloi lufta! I dogji shtëpinë dhe i vrau një gallof që e mbante në kafaz njonit që e provoi ! Mos bëj prova që t’i mburrësh dhe Institucionet europiane para Kolonjës se vajti dhe ju vuri zjarrin “gomarëve shqiptarë të shtetit” që kullosin pranë tyre! Kur mer inat Kosta kërcet zjarri nga Barmashi deri në Borovë! Shyqyr që e ke kuptuar mirë fabulën se ndryshe nami do të bëhej! Unë e di prandaj nuk ja shaj krahinën sepse menjëherë do të më thoshte “edhe ti gomar europian je”! Përqafime!
Te them te drejten,sapo e lexova fabulen,u relaksova.Gazetare te tille i nevojiten kombit.U kenaqa edhe per faktin se gomari ishte I lare.Kisha vite qe nuk kisha pare gomar te lare.Te lumte z.Konstandin !
Tani që Perashiani ja ka pëlqyer fabulën Kosta Dhamos e gjithë Kolonja do festojë! Të tërë kolonjarët do bërtasin “poshtë gomerët e shitur shqiptarë te europianët”! Dhe e keqja është se të gjithë gomarët e këtushëm janë ish-shtetarë dhe shtetarë dhe shumë parlamentarë! Bravo perashian!
O Kosta, ke harruar te pwrmendwsh edhe njw GJE SHUME SHUME TE RENDWSISHME: ky shteti ynw ua paska hequr TVSH-nw GOMEREVE, POR NA E NGRENE GJITHNJW E MW SHUMW NE NJERWZVE.
Gomari, shok, gomari, nw Shqipwri gjithmonw i pari: gomarin e kishe dje nw pushtet, gomarin e ke sot nw opozitw e nw presidencw, tw gjithw kwta gomerw i lwpihen Evropes, i kullosin barin, sic thua ti; edhe femrat sot preferojnw tw martohen me gomarin, se nuk u del ai i tw ziut njeri.
Pastaj, e harrove Qazimin? Gomar ti, gomar kush t’vuni, njani-tjetrit i fusin hunin.
Xhateli shkëlqen ne këtë koment por e ka prishur pak me ato “dabëll ju-të” e shumta. Po i bëhen shumë fansa kosta kolonjarit!
Ore po ky Kosta na ka harruar fare ne kërriçëve? Duhet të jesh kërriç pa të bëhesh gomar dhe duhet të bëhesh gomar që të bëhesh politikan dhe duhet të jesh politikan që të kullosësh në bar europian o Kosta? Nise nga kërriçët or çun. Që aty fillon kariera barngrënëse europiane!