Facebook çensuron veprën nudo të piktorit Rubens, shpërthejnë polemikat

Dita

Facebook ka çensuruar një vepër të piktorit Pieter Paul Rubens, me argumentimin se është shumë e ekzagjeruar.

Ky vendim i rrjetit gjigant social ka shkaktuar mjaft debate dhe enti turistik i rajonit verior të Belgjikës ka ndërmarrë një protestë, në të cilën është realizuar edhe një video provokative me titull “Të mbrohesh nga lakuriqësia”.

Zyra e turizmit i shkroi një letër të hapur presidentit të Facebook, duke i kërkuar atij që ta dallojë mirë pornografinë nga arti.

Ndërsa administratori i “Visit Flanders” Peter De Wilde është shprehur se “sot nuk është më e mundur të promovosh pasurinë tonë kulturore në rrjetin social më popullor”.

Zëdhënësja Tama d’Haen shton: 20% e postimeve dedikuar mjeshtrave flamandë nuk mund t’i tregohen botës.

Ndërkohë, Facebook ka thënë se do ta rishohin publicitetin e pikturave në rrjetin social përtej rregullave që aktualisht filtrojnë përmbajtje për të rriturit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *