Facebook dhe Instagram po konfuzojnë përdoruesit

Dita

Ndryshimi më i ri i Facebook-ut dhe Instagramit duket se i ka inatosur përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale.

Çdo njoftim që ju vjen në Facebook, tani mund t’ju shfaqet edhe në Instagram dhe nëse klikoni mbi ikonën që ju shfaqet në profil, do të hyni automatikisht në llogarinë tuaj në Facebook.

Sipas “The Independent”, ky është një lloj testi që Instagram po bën dhe nuk është konfirmuar ende nëse diçka e tillë po ju shfaqet të gjithëve.

Përdoruesit e tyre kanë reaguar përmes rrjetit social “Twitter”, duke u shprehur të acaruar dhe konfuz.

“Në fillim u inatosa që lajmërimet e Facebook-ut më vinin në Instagram, por tani kjo do të thotë që s’kam nevojë fare të kontrolloj ç’bëhet aty. Hmm, nuk mendoj se ka qenë ky plani i tyre”, shkruan njëri prej tyre.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kemi veten me ne dore, na kane te tjeret. Dhe thuhet ne demokraci “te drejtat e njeriut” apo …..por njeriu sot eshte robot dhe ka humbur çdo sens i te qenurit njeri i lire. Megjithate ulurijme per te drejtat deri ne vdekje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *