Facebook do të lexojë mendimet

redaktor

Ka tejkaluar prej kohësh 1 miliard përdorues dhe çdo ditë pasurohet me risi në formë e përmbajtje, por cila është e ardhmja e Facebook, rrjetit më të madh social në botë?

Një ide për këtë e ka dhënë Mark Zuckerberg.

“Një ditë, besoj do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. Mjafton të mendosh diçka dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët. Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg, duke iu përgjigjur njërës prej mijëra pyetjeve që priti në sesionin e radhës pyetje-përgjigje, të organizuara periodikisht prej tij në rrjetin social.

Mes pyetjeve nuk munguan as ato nga emra të famshëm, si Arnold Schwarzenegger apo astrofizikani Stephen Hawking.

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire mendimi yt, por ka nje problem te vogel.
    A do te jene dakort njerezit te instalojne paisjet e fb ne trurin e tyre?
    Mendoj se jo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *