Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do t’i dorëzojë gjykatave identitetet e përdoruesve francezë të dyshuar për postime me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes në platformën e saj.
Ministri francez për çështjet digjitale Cedric O u shpreh të martën se kjo ishte hera e parë (në botë) që gjiganti i teknologjisë binte dakord të dorëzonte të dhënat identifikuese të të dyshuarve për përdorim të gjuhës së urrejtjes në platformën e tij.
Facebook do të dorëzojë adresat IP të llogarive që kanë përmbajtje homofobike, raciste ose antisemite”.
Adresa IP do i japë mundësi hetuesve të identifikojnë kompjuterët e përdorur për të bërë këto postime.
Angazhimi i Facebook “ka të bëjë vetëm me Francën”.
Ky angazhim vjen pas takimeve të përsëritura mes Presidentit francez Emanuel Macron dhe CEO-s të Facebook, Mark Zuckerberg. Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në maj të këtij viti, ku u diskutuan edhe mënyrat për të luftuar gjuhën e urrejtjes në botën digjitale.
Macron, në fakt, dëshiron të marrë rolin kryesor në glob për ligjet mbi gjuhën e urrejtjes dhe përhapjes së informacionit të rremë online.
Së shpejti, parlamenti francez pritet të shqyrtojë një projektligj mbi “urrejtjen kibernetike”, i cili do të kërkojë që platformat në internet të heqin brenda 24 orëve përmbajtjen haptazi joligjore për shkak të referencave për “racën, besimin, seksin, orientimin seksual ose aftësinë e kufizuar”, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
