Nëse keni probleme me Facebookun, Instagramin apo Whatsapp nuk jeni të vetmit, probleme të ngjashme janë duke pasur përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Facebook ka patur nëj sërë vështirësish teknike, sidomos në Europë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve.
Ndërkohë të tjerë përdorues raportojnë problem të ngjashme edhe në Instagram dhe Whatsapp.
Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebbok” dhe Whatsapp është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprimeve të tjera.
Shumë përdorues i janë drejtuar Twitterit për t’u ankuar për problemet me rrjetet sociale.
Kjo është ndërprerja më e madhe e tre rrjeteve sociale, pasi është herë a parë që Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger bllokohen për një kohë kaq të gjatë.
b.b/dita

mediet sociale i shkaktojne deme te pallogariteshme psikologjike femijeve te rinjve por edhe te rritiurve