Facebook mbylli llogaritë e shumë përdoruesve

Amelda Amelda

Përdoruesit e rrjetit social “Facebook”, në të gjithë botën janë zgjuar dhe nuk i kanë gjetur llogaritë e tyre.

Mesazhi që morën shumë prej tyre ishte: “Llogaria juaj në Facebook u çaktivizua sepse nuk përputhet me standardet tona të komunitetit. Ky vendim nuk mund të anulohet.

Firma “Meta” tha se po heton. Në një postim në Twitter , Andy Stone i Metës tha se ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues po përjetojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre në Facebook dhe ne po punojmë për t’i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai nuk tha se sa ishin prekur, apo çfarë ishte ky problem.

Konsulentja e marrëdhënieve me publikun, Jen Roberts ishte një nga ato që e gjeti të mbyllur llogarinë e saj.

“Unë nuk kam postuar asgjë apo komentuar për një kohë të gjatë, kështu që është jashtëzakonisht e pamundur që të kem bërë ndonjë gjë që mund të interpretohet si fyese”,është shprehur ajo.

Por, pavarësisht se nuk ishte një përdoruese e zjarrtë, gjetja e llogarisë së saj të mbyllur ishte akoma shqetësuese.

“Të gjitha imazhet nga vitet e mia të universitetit dhe ato të familjes janë në “Facebook”.Nuk do të kem më akses në kujtimet e më shumë se 15 viteve, gjë që është vërtet e trishtueshme”, tha një tjetër përdorues.(BBC/Si)

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nji vjedhje e tille e Miljardave Datave dhe kjo hapur para syve te gjithe Botes me shume se Skandaloze ,,
    e mos ti hyje asnji gjemb ne kembe apo hu ne bathe
    s’duket aspak Noermale per kte Planet

    te udhehequr e komanduar nga (,,,,,,,,,)

    Mua me kan larguar disaher ,para 5-6 vjetesh sepse nuk i dhashe Datat Personale e para ,
    (pra se isha gjithmon nji Anonim _ku nuk mungonin as sulmet e idoteve inteligjente te asaj kohe ne TV Shqiptare -kunder Anonimitetit )
    dhe e dyta ,

    sepse flisja hapur ,
    mbi ate cfar mua me dukej e drejte ,ne cdo teme te jetes tone ,
    gje e cila e ndalohet ,e ndalon Ligji ne Hije .
    Cfar suprize e pakendeshme !

    Them e pakendeshme sepse un kisha besuar ne Demokracin e ksaj Bote dhe papritur ,e pashe vehten te lkercenuar ne kte Demokraci ,por me ne fund kuptova se sa naive jemi ne si populli .

    Pra te shprehurit hapur mendimin !
    Noooooooo – no -nooo !
    FB ishte nji experience interesante ,ne pikepamjen e te njohurit trurin ,intelektin pse jo dhe shpirtin e fshur te shume personave .
    Kishte edhe anen e tij pozitive fb N a t y r i s h t e
    do ishte e padrejte ta mohonim ,,,

    por edhe nji Art Diktature e pasuportushme per te gjithe ata qe e urrejne te jen nen survejim e kontroll nga ato Bythet e Zgjuara qe pergjojne secilin ,
    nga ne ,
    sa te guxoje bejen noj humor me noj Figur Madhore si psh Obama dkur ,
    te trokisnin Qent me Ere ne dere dhe ti kuptoje me ne fund ,
    se cdo te thote Demokraci !
    Liri mendimi ,
    apo te shprehjes se lire ,
    ne kte Bote
    dhe hiqje dore e largoheshe nga Platforma e djallit pergjithmone

    duke persheritur nen ze me vehte : ” Leck Mich “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *