Facebook: Miliona fjalëkalime të Instagram janë ruajtur në format të lexueshëm

J L

Muajin e kaluar u përfol se punonjësit e Facebook kanë patur akses në 600 milionë fjalëkalime përdoruesish, të cilat ishin ruajtur në tekst të lexueshëm.

Sot, kompania Facebook zbuloi se miliona fjalëkalime të Instagram, gjithashtu ishin ruajtur në një format të lexueshëm nga kushdo.

Një hetim i brendshëm arriti në përfundimin se fjalëkalimet e ruajtura nuk ishin një formë abuzimi nga kompanisë dhe as aksesuar me qëllim të keq.

Megjithatë pavarësisht justifikimeve të rrjetit social, lista e skandaleve të privatësisë së Facebook po shndërrohen në problem serioz.

Rrjeti social e dha lajmin si pjesë të një postim në blog muajin e kaluar të 600 milionë fjalëkalimeve të aksesuara nga punonjësit.

Kjo lëvizje u pa me dyshim se mund të jetë bërë për të tërhequr vëmendje.

Një zëdhënës i Facebook tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se rrjeti social thjesht kishte mësuar se ishin ruajtur më shumë fjalëkalime sesa kishte imagjinuar.

24 orë më parë Facebook tha se kishte ruajtur kontaktet e e-maileve të 1.5 milionë përdoruesve të rinj.

Rrjeti social do të njoftojë të gjithë përdoruesit fjalëkalimet e të cilëve janë ruajtur në tekst të lexueshëm.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *