Facebook në shënjestër të prokurorisë për nxitje urrejtjeje

Dita

Rrjeti social Facebook ndodhet nën presion, për shkak të fajësimeve për nxitje të urrejtjes. Ndërkohë ka nisur edhe një proces hetimor. Edhe videoplatforma YouTube duket se fiton para me videot që nxisin urrejtjen.

Prokuroria në Hamburg është duke shqyrtuar mundësinë e ngrtijes së padisë kundër menaxherëve të Facebook-ut. Rrjeti fajësohet për nxitje të urrejtjes. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet, thotë një zëdhënëse e autoriteteve. “Ne ende jemi në fazën e shikimit të dëshmive”.

Revista “Spiegel” ka raportuar se një avokat nga Würzburgu ka bërë një kallëzim. Në këtë shkrim, të cilin e ka në posedim edhe agjencia Reuters, kërkohet përgjegjësia e tre përfaqësuesve të lartë të Facebook-ut në Gjermani dhe jashtë vendit.

Ata akuzohen, se nuk i kanë shuajtur me kohë mesazhet e urrejtjes. “Facebook përpiqet ta paraqesë gjendjen sikur nuk mund të bëhet asgjë”, thotë avokati për Reuters.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *