Mark Zuckerberg po planifikon një revolucion të vërtetë, në prag të mbledhjes vjetore të kompanisë së tij.
Sipas medias amerikane, “The Verge”, Zuckerberg po mendon ta ndryshojë emrin e Facebook dhe të ribrandojë kompaninë.
Arsyeja, sipas burimeve që citon “The Verge”, është fakti që Facebook është bërë sinonim me lajmet e rreme, dezinformimin dhe përhapjen e urrejtjes online.
Konferenca vjetore është parashikuar të organizohet më 28 tetor, por ky plan i Zuckerberg mund të bëhet publik edhe më herët.
Më herët, vetë Zukcerberg ka pranuar se kompania e tij në të ardhmen do të shihet më tepër si ofruese e shërbimeve të realitetit virtual, dhe jo vetëm të mediave sociale.
Për të konkretizuar këtë objektiv, Facebook ka deklaruar se do të punësojë 10 mijë persona në Europë për të ndërtuar atë që është quajtur “bota online”.
Ky vendim duket se përbën një ndryshim rrënjësor kursi nga Zuckerberg, pasi Facebook është një prej brandeve më të njohur në planet dhe në të kaluarën dhe ai ka qenë gjithmonë i interesuar që ta fuqizojë atë.
j.l./ dita


hik mer putane shkerdhate virtuale
duam bote reale, duam marrdhenie te drejperdrejta njerezore
virtualiteti e mpin shoqerine
maskarejte e Silicon valley shfrytezojne pandemine per me shty njerezimin drejt humneres si virtualiteti, ndersa jeta reale, realiteti material do shndrrohet ne privilegj vetem per ta.
Ata do kene rruget tokat resurset e natyres gjelberimin, ndersa shoqeria jeton ne realitet te izoluar te apartamentit ku ben jete online dhe kontrollohet me satelitet e ramutit
Epo jane hale shefat ne valley dhe ne ishujt privat!