Eksperimenti sekret i Facebook

Ornela

Shkencëtarët që punojnë në rrjetin social facebook kanë shndërruar përdoruesit në kavie laboratori për të studiuar nëse postimet që bëhen nga rrethi i shokëve dhe shfaqet në wall-in tuaj do të ndikojnë në gjendjen shpirtërore të gjithsecilit. Studimi i bërë në vitin 2012-të tregoi se nëse në wall do të shfaqeshin shumë postime negative nga shokët, përdoruesi gjithashtu do të shkruante postime negative dhe e kundërta. Gazeta kërkimore PNAS zbuloi se: “Gjendja emocionale mund të transmetohet dhe kjo mund të bëhet edhe me facebook”. Termat dhe kushtet e Facebook që të gjithë bien dakord (pa i lexuar !) i lejon shkencëtareve të rrjetit social të bëjnë këto lloj kërkimesh pa vënë në dijeni përdoruesit! Ndërkohë që kërkuesit thanë se nuk i zgjodhën manualisht profilet dhe statuset e përdoruesve, pjese e kërkimit por u zgjodhën automatikisht. Përdoruesit u tmerruan kur rrjeti social shpalli se ata kishin qenë të vëzhguar dhe kane pasur ndërhyrje në profilin e tyre për të ndikuar në gjendjen e tyre emocionale dhe habia më e madhe ishte se manipulimi ishte pjesë e një eksperimenti masiv psikologjik sekret.

Share This Article
1 Comment
  • Mender mu… te hane! Une gjendjen time e komandoj vete.Fb asnje here s’e kam marre seriozisht dhe e perdor vetem per shaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *