Kush mendon se Facebook-u është mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me miqtë, nuk është vetëm. Më shumë se një miliard njerëz përdorin këtë rrjet shoqërimi virtual.
Por tani, një studim i ri tregon se e gjithë kjo lidhshmëri me njëri-tjetrin nuk i bën njerëzit të ndihen më mirë apo të gëzuar.
“Të pëlqen një gjë?” – zgjidh “like”. Nëse ke për të thënë diçka – klik “comment” dhe shkruaj. Lehtësia është e madhe, por a sjell kjo kënaqësi? “Ndoshta jo”- përgjigjet studimi i ri nga shkencëtarë të Universitetit të Miçiganit, të cilët zbuluan se sa më shumë kohë që njeriu shpenzon në “Facebook“, aq më pak gjasa ka që të ndihet mirë.
Shkencëtarët shqyrtuan për 2 javë, 82 të rinj e të reja- që ishin përdorues aktivë të Facebook-ut nëpërmjet aplikimit “facebook mobile” në telefon.
Rezultatet treguan se personat që u angazhuan më shpesh në Facebook, ndiheshin më të dëshpëruar, më të mërzitur, më melankolikë – ata gjithashtu thanë se ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre reale në përgjithësi, në krahasim me të tjerët që e përdornin më pak këtë rrjet social.
Ekspertët thonë se një nga arsyet për pakënaqësi mund të jetë zilia që njeriu provon kur sheh se profili i tjetrit në facebook është më i mirë se i veti – gjithashtu duke shpenzuar shumë kohë në facebook, njeriu shkëputet nga jeta e botës reale dhe kjo e bën të ndihet keq a i vetmuar.
Studimi nuk këshillon që njerëzit të mbyllin llogarinë në facebook, por as nuk duhet të harrojnë jetën reale, ku lidhjet dhe kontaktet e vërteta janë gjithashtu të rëndësishme. / VOA

Mos u lodhni kot të gjeni shkaqet e depresionit as te facebook-u as tek interneti. Është vetë “shoqëria e konsumit global”, e ndërtuar në mënyrë të tillë që njerëzit të mbeten gjithnjë të pakënaqur, të paplotësuar dhe të jenë në kërkim konstant të diçkaje tjetër. Nisur nga realiteti por edhe nga literatura, është e qartë që depresioni shkaktohet nga shkaqe të jashtme, ndërsa pasojat e tij janë dhe luftohen në mënyra individuale. Shoqëria e konsumit dhe e reklamës së bujshme të dhunshme, nuk lë mënjanë askënd. Motoja e kësaj shoqërie ku jetojmë sot, është “Të gjithë duhet të ndjejnë nevojën për konsum, pavarësisht se çfarë është kjo “diçka” apo “mall”. Për më tepër gjithçka sot është kthyer në mall konsumi, vetë njeriu është mall që shitet e blihet. Morali i fabulës? Lum ai që ka karakter të fortë e dy pare mend dhe i bën ballë tundimit të pasurimit të shpejtë, jetës së shfrenuar, lakmisë për pushtet, zilisë. Gjithnjë tendencat për tepri dhe që kalojnë cakun, të çojnë në vetshkatërrim.
Mese e vertete…..e kisha face book account dhe e mbylla….pupupu c’sherre ,xhelozira,goje te ndyra ,shpritra te keqij,ziliqarer, shpifes e llafazane ka ne fb. F.B eshte si puna e lojes se femijerise kush ben poza me te bukura…..dhe qyqaret njerez behen keq ,i krahasojne me fotografite e tyre kush te fuse me shume kush te beje sikur i pelqen kush i shan hapur …o zot eshte nje fole thashethemesh e sherresh.eshte eshte thjesht nje fasade e asgje tjeter. Jam me mire pa fb .sinqerish personalisht nuk kam pasur ndonje experience te keq por cfare kam pare te shkruar ne fb njerzit kunder njeri tjetrit jam llahataris ….. Nese dua te komunikoj me miqte a shoke e shoqe a fis dhe farefis kam skype …..let’s all I need ….
Obobo! E hëngri saliu nga fejsbuku!? Le që ku do t’ja dijë ajo kokë mushke? Atë dhe me gjylet e gërdecit ta bombardosh nuk e gjen gje sepse i eshtë forcuar nga perplasja nëpër shpella? Ku e njeh depresionin saliu more? Ku pyet skizofreni dhe i marri për depresion? Por ju shkencëtaret ja futni kot ndonjehere sepse nuk dini llojet “kokëmushkë” të njeriut si p.sh saliu i ramës së viçidolit!
“Shqipfolësi”. Keni folur pêr një të vertete te madhe dhe jam shumë dakord me koment-analizën tuaj. Thoni me pak fjale ate që duhet thëne. Nderime!