“Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”, gazetarja i vë flakën vetes përpara ministrisë

time

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Rusi ku një gazetare i ka vënë flakën vetes përpara zyrave të Ministrisë së Brendshme. Fjala është për gazetaren Irina Slavina e cila humbi jetën tragjikisht.

Mirëpo, para se t`i jepte fund jetës së saj, ajo ka shkruar në rrjetin e social të Facebook që  “fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”. 

Ditën e enjte, gazetarja tha se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj dhe i ka sekuestruar kompjuterin edhe dosjet me materiale. Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje.

Slavina, gazetarja që ndërroi jetë, ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet “KozaPress” dhe motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *