Fajin ja hedh popullit, përditë në Fejsbuk

anazapta

 Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

Sot u ngrita herët,

posa zbardhi drita,

shkova te dyqani

për gazetën DITA.

 

Kur pashë disa foto,

gati më ra zia,

si ish’ katandisur

Krye-Ministria!

 

Atje kish punonjës?

A një tufë kusarë

që kishin në krye

një krye barbar?!

 

Prapë justifikohesh

more dallkauk?!

Fajin ja hedh popullit

përditë në Fejsbuk

 

Mbylle atë buçe,

çdo njeri e di,

vrer’i Shqipërisë

ka emrin Sali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *