Fajin nuk e ka tritoli, po njeriu

redaktor

Vargje të nënshkruara

Xhevdet Cora

 

Se do hapnin rruge,

Shkembinj do thërmonin,

Per kete lloj pune,

E shpikën tritolin…

 

Do çanin tunele,

edhe galeri,

Nga gjiri i tokes,

Do nxirrnin flori.

 

Shpikja qe e madhe,

Njerezit u gezuan,

Nga puna e rende,

Më në fund shpëtuan.

 

Por ç’e do tani?

Kjo gjë ngjyre flori

Anekënd botes,

Po mbjell vetem zi.

 

Fenomen i huaj,

Thoshim ne dikur

S’ka te bej me ne,

Jemi me kulturë

 

Ne s’jemi barbarë

Ata janë si dreq

Po çfare them dhe un,

Ne u beme me keq…

 

Ashtu sikur ju,

edhe unë e di,

Faj nuk ka tritoli,

Po “dreqi” Njeri

 

Ky do ta perdor,

Derisa të di,

Se jeta e tjetrit,

Vlen sa dhe e tij

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *