Fajon: Zgjerimi nuk është prioritet i BE-së

redaktor

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se aktualishti zgjerimi i Bashkimit Evropian aktualisht nuk është prioritet, por se procesi nuk rrezikohet kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në një situatë të krizës ekonomike, e cila ka përfshirë Bashkimin Evropian prej gjashtë vjetësh, zgjerimi nuk është në krye të axhendës së BE-së. Megjithatë, ky vit mund të jetë domethënës për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Fajon për mediat serbe.

Sipas saj, nga rajoni vijnë vazhdimisht lajme pozitive. Fajon ka veçuar këtu Kroacinë, e cila do të bëhet anëtare e BE-së më 1 korrik, ndërsa ka thënë se Mali i Zi ka qenë gjithmonë shembull pozitiv për rajonin.

Fajon është anëtare sllovene e Parlamentit Evropian dhe raportuese e këtij institucioni për çështjet e vizave. (/rel)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *